Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas lajmit për mosdekretimin nga ana e presidentit Ilir Meta, të Sandër Lleshit, kandidaturë e propozuar nga kryeministri Edi Rama për Ministër të Brendshëm pas dorëheqjes së Fatmir Xhafës.
Manjani shkruan në ‘Facebook’ se arsyet se pse Sandër Lleshi nuk u dekretua i di mirë Meta, Rama por dhe aq mirë i di dhe vetë kandidati për Ministër i Brendshëm.
Postimi i plotë:
Mirmbrëma!
Në përgjigje të interesit shumë të madh të disa njerëzve përfshi edhe gazetarë, për mendimin tim në lidhje me mosdekretimin e zotit Sandër Lleshi, sqaroj se:
Arësyet e mosdekretimit i di me siguri Presidenti; duhet ti dijë mirë Kryeministri; ndoshta i di edhe vetë Sandri.
Ne të tjerët vetëm duhet të shohim lajmet.
Sa për Kushtetutën dhe ligjet, nuk kam çtë komentoj pa u njohur me aktet zyrtare.
Natën e mirë!
(B.H/Faxweb)