04:38 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

“Moska ndihmoi Trump-in”, Rusia-Washingtonit: Provoni akuzat, ose heshtni

19:59 | 16/12/2016
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Moska ndihmoi Trump-in”, Rusia-Washingtonit: Provoni akuzat, ose heshtni

“Shtetet e Bashkuara duhet të ndalen së akuzuari Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane, ose ta provojnë këtë akuzë”.

Kështu është kundërpërgjigjur zëdhënësi i presidentit rus, Vladimir Putin, gjatë së premtes.

Dmitry Peskov u shpreh se ishte e “papranueshme” që Shtetet e Bashkuara të akuzojnë “pa baza” Rusinë për ndërhyrje në fushatën zgjedhore amerikane, raporton agjencia shtetërore ruse e lajmeve “Tass”.

“Ata, ose duhet të ndalen së foluri në lidhje me këtë, ose të paktën të japin disa prova. Përndryshe, gjithçka duket e pahijshme”, ka thënë Peskov në lidhje me akuzat e fundit nga Shtëpia e Bardhë, se Rusia është përgjegjëse për sulmet kibernetike.

Presidenti Barack Obama premtoi të enjten se do të hakmerrej kundër Rusisë, mes akuzave se ka ndërhyrë në fushatën e zgjedhjeve presidenciale amerikane.

“Mendoj se nuk ka asnjë dyshim, kur një qeveri e huaj përpiqet të ndikojë në integritetin e zgjedhjeve tona. Ndaj ne duhet të ndërmarrim veprime, gjë që do të ndodhë kur të duam ne dhe ku të zgjedhim ne”, tha ai për “NPR”.

Një burim me njohje mbi sulmet kibernetike gjatë zgjedhjeve, tha të enjten për CNN se operacioni është zhvilluar me anë të mjeteve të sofistikuara të piraterimit, duke sugjeruar madje se Putin ka qenë i përfshirë në to.

Burimi shtoi se, edhe pse “gjurmët” e Putinit nuk mund të gjenden në ato sulme kibernetike, “natyra e operacionit ka qenë e tillë, saqë për të mund të jepnin aprovimin vetëm nivelet më të larta të qeverisë ruse”.

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump ka hedhur poshtë vlerësimet e komunitetit të shërbimeve sekrete amerikane, por ish-presidenti gjeorgjian, Mikheil Saakashvili tha për CNN se, nuk ishte aspak i surprizuar nga pretendimet e SHBA-ve kundër Rusisë.

 

Etiketa: akuzaobamaPutinrusishbatrump
Pas

220 milion pasagjerë në vit, ky është aeroporti gjigand që do ndërtohet në Dubai

Para

Veliaj mban fjalën, nis zyrtarisht punimet për fushat sportive (FOTO)

Para
Veliaj mban fjalën, nis zyrtarisht punimet për fushat sportive (FOTO)

Veliaj mban fjalën, nis zyrtarisht punimet për fushat sportive (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kreu i SPAK, Altin Dumani ndjek sfidën Shqipëri-Serbi live në “Arena Kombëtare”

Rey Manaj gabon penalltinë në fundin e pjesës së parë, Shqipëri 0-0 Serbi në Tiranë!

Bie nga kati i 6 i pallatit humbet jetën 14-vjeçari në Yzberisht

TENSION I LARTË/ “Mos hidhni objekte në fushë” – thirrja që ndërpreu për pak sekonda sfidën Shqipëri-Serbi

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho befason me futbollistët, Hysaj e Shehu nga minuta e parë! Sulmi Manaj – Broja

Qëllohet me shishe uji autobusi i skuadrës serbe në Tiranë, tifozët kuqezi i sulen nga pas

“Më shumë se një ndeshje futbolli”, Shqipëri-Serbi në “sytë” e The Guardian

Drejt Shqipëri-Serbi/ Kontrolle të imtësishme në “Arena Kombëtare”, nis hyrja e tifozëve në stadium

SHBA planifikon dhënien e 500 milionë dollarëve për fondacionin humanitar në Gaza

JD Vance për Musk: Është gabim të flasësh kundër Trump, por ai është një djalë emocional

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.