Pasi Amerika po lufton shtetin inë Siri, vjen dhe reagimi nga Moska, për koalicionin e drejtuar nga amerikanët se do të vendosë avionët e tij në shënjestër, pasi një avion ushtarak sirian u rrëzua të dielën. Koalicioni thotë se avioni sirian kishte bombarduar luftëtarët që mbështeten prej tij në provincën Raka.
Ata gjithashtu kanë thënë se do të ndalojë gjithë komunikimin me Shtetet e Bashkuara në parandalimin e incidenteve të tilla.
Kjo përplasje vjen në kohën kur koalicioni që drejtohet nga amerikanët dhe luftëtarët në terren po përpiqen të nxjerrin jashtë Rakës, militantët e ISIS. Raka mbetet “de facto” kryeqyteti i kalifatit që ata shpallën në vitin 2014. (S.SH/Shuplaka)