Kryeministri i Rusisë Medvedev, reagon për inagurimin e presidentit të Amerikës Donald Trump.
Në mesazhin e tij në Facebook ai thotë: “Ne jemi gati të bashkëpunojmë dhë të punojmë që të rregullojmë sa më shumë marrëdhëniët tona.”
Ai i referohet administratës së re, por nuk e ka përmendur akoma emrin e tij.
Moska zyrtare shprehet se me ardhjen e Trumpit marrëdhëniet midis Rusisë dhe Amerikës do ndryshojnë dhe do të bëhen më të mira sesa ishin më parë. Kështu, Rusia është vendi i parë që ka reagur mbi inagurimin e Trumpit.