08:35 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni Kosova

Moskonstituimi i Kuvendit/ Presidentja Vjosa Osmani pret përfaqësuesit politikë në përpjekje për të zgjidhur krizën institucionale

11:29 | 02/07/2025
në Kosova, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Moskonstituimi i Kuvendit/ Presidentja Vjosa Osmani pret përfaqësuesit politikë në përpjekje për të zgjidhur krizën institucionale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, takon sot ndaras përfaqësuesit e partive politike, në përpjekje për të zgjidhur krizën institucionale në vend. Përkundër plot 40 përpjekjeve, deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur ende ta konstituojnë institucionin ligjvënës.

Zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt.

Me një vendim të lëshuar javën e kaluar, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka urdhëruar konstituimin e Kuvendit brenda 30 ditësh.

Që nga aktgjykimi janë mbajtur edhe dy seanca në Kuvend, por pa rezultat.

Përfaqësuesit e partive politike fajësojnë njëri-tjetrin për mungesë përgjegjësie.

Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet e 9 shkurtit, këmbëngul në emrin e Albulena Haxhiut për kryeparlamentare.

Por Haxhiu, për disa herë me radhë, nuk ka arritur t’i sigurojë 61 votat e domosdoshme për këtë pozitë.

Vetëvendosje insiston në votim të feshehtë, por partitë e tjera janë kundër, ndaj edhe refuzojnë kërkesën e kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, për të propozuar përfaqësues për komisionin që do të mbikëqyrte votimin e fshehtë.

Këshilltari i presidentes Osmani, Bekim Kupina, tha më 30 qershor se ajo pret që partitë e përfaqësuara në Kuvend të zbatojnë aktgjykimin e Kushtetueses dhe të përfundojnë seancën konstituive brenda afatit prej 30 ditësh.

“Nëse paraqitet nevoja, presidentja mbetet e gatshme t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për sqarime shtesë”, tha Kupina.

Ekspertët e çështjeve ligjore-kushtetuese thonë se aktgjykimi i Kushtetueses duket se nuk solli zgjidhje për krizën institucionale në Kosovë, ndaj, sipas tyre, zgjidhja mund të vijë vetëm përmes një marrëveshjeje politike, ose me ndërhyrjen e presidentes./REL

Pas

SPAK dorëzon në GJKKO prova të reja për dosjen “Buka”, shtyhet seanca. Ja çfarë kërkuan avokatët e Arben Ahmetajt

Para

EMRI/ Gjykata e Durrësit pezullon nga detyra drejtorin e Arsimit Parauniversitar

Para
EMRI/ Gjykata e Durrësit pezullon nga detyra drejtorin e Arsimit Parauniversitar

EMRI/ Gjykata e Durrësit pezullon nga detyra drejtorin e Arsimit Parauniversitar

 



Të Fundit

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës, bën thirrje për armëpushim

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

Melania Trump shpreh ngushëllimet për të prekurit nga përmbytjet: Zemra ime është me ju!

Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas shkon në 27, përfshirë 9 fëmijë

Përfundon seanca maratonë për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në burg 2 drejtuesit

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Përplasen 2 automjete në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur

Haxhimali: Ndërhyrja strategji e menduar, nuk preferoj kryemistër komunal

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.