Shtëpia e Bardhë vendosi sot sanksioneve të reja financiare kundër Venezuelës në mesin e tyre ndalimin për të blerë aksione të reja të lëshuara nga qeveria e Venezuelës apo kompania shtetërore e naftës.
“Nuk do të qëndrojmë duarkryq përballë shkatërrimit të Venezuelës”, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
Qeveria e SHBA-së ka nisur tashmë disa raunde sanksionesh, duke targetuar individë të lidhur me regjimin, përfshirë Z. Maduro. Ajo synon që nëpërmjet sanksionve finaciare të ndikojë tek regjimi, i cili duke qenë në vështirësi ekonomike i ka kërkuar ndihmë edhe Rusisë. (B.H/Shuplaka)