12:57 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mosnjohja e zgjedhjeve në Durrës, reagon Lulzim Basha: Të gjithë që i shërbyen Edi Ramës…

14:51 | 17/07/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
LAJM I FUNDIT/ Zbulohet skenari i opozitës për 30 Qershorin: Priten protesta edhe pas të dielës

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas vendimit të dhënë nga ana e Gjykatës së Shkallës së Parë në Durrës, për mos t’i dhënë mandatin kandidates së PS-së Valbona Sako.

Reagimi i Bashës:

Farsa e 30 qershorit ishte masakër e Kushtetutës, e ligjit dhe e standarteve. Dua të përshëndes vendimin e Gjykatës së Durrësit, i cili sjell shpresë se në këtë vend ka gjyqtarë e gjyqtare që e kanë të shenjtë Kushtetutën dhe ligjin, se ka shërbyes civilë me kurajo dhe ndërgjegje që i shërbejnë shtetit të së drejtës dhe jo shtetit partiak.

Farsa e 30 qershorit është një grusht kriminal institucional i Edi Ramës, përmes të cilit ai uzurpoi pushtetin vendor, por edhe KQZ-në dhe gjithë sistemin e administrimit të zgjedhjeve përfshi kolegjin zgjedhor.

Të gjithë ata që u bënë pjesë e këtij grushti kriminal institucional, të gjithë ata që i shërbyen Edi Ramës për të dhunuar Kushtetutën dhe ligjin me 30 qershor, do të përgjigjen para drejtësisë për veprimet e tyre kriminale.

Në vendimin e sotëm i cili mban firmën e gjyqtares Mimoza Margjeka arsyetohet se regjistrimi në garën e 30 qershorit të partisë Bindja Demokratike është bërë jashtë afateve për regjistrimin e subjekteve në KQZ dhe se i gjithë procesi është i paligjshëm.

“Gjykata konstaton si akte absolutisht të pavlefshme aktet e mëposhtme:
• Vendimi për regjistrimin e “Bindjes Demokratike” për zgjedhjet vendore në datë 24/04/2019
• Për miratimin e mbajtjes së fletës së votimit
• Për nxjerrjen e rezultatit të votimit
“, thuhet në vendimin e siguruar nga faxweb.al

Rrëzimi i kësaj kërkesë nga shkalla e parë e gjyqësorit vjen si risi pas konfirmimit të disa mandateve për kryebashkiakë në disa bashki të vendit nga gjykatat e shkallës së parë në rrethe.

Valbona Sako kandidate e PS-së për zgjedhjet vendore në Durrës garoi përballë kandidates së Bindjes Demokratike Valbona Sakollari duke fituar me epërsi të ndjeshme.

Sako pritej të zëvendësonte kryebashkiakun Vangjush Dako i cili e mban këtë post prej 3 mandatesh, dhe që së fundmi u përfshi dhe në përgjimet e BILD për shitblerjen e votave në qarkun e Durrësit.

Zgjedhjet e 30 qershorit në Shqipëri ishin të parat në periudhën postkomuniste të cilat zhvilloheshin pa praninë e opozitës. Në më shumë se gjysmën e bashkive PS nuk kishte kandidatë rivalë.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: Bashabasha zgjedhjet ne durres
Pas

Ishin duke drekuar, vriten 3 diplomatët turq në Irak

Para

“Ngritja e problemeve ka një kufi”, Zaganjori pas seancës në KPA: Janë kapur vetëm me kontekstin e pasurisë

Para
Xhezair Zaganjori e pranon: Ka politikanë që më kanë kërkuar të pezulloj vendime

“Ngritja e problemeve ka një kufi”, Zaganjori pas seancës në KPA: Janë kapur vetëm me kontekstin e pasurisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

OKB: Sulmet e Rusisë me dronë në Herson të Ukrainës përbëjnë krim lufte

“Parlamenti po shndërrohet në një bodrum të mafies!”, Berisha: E turpshme, deputetët ia mbathën

Seanca zgjati vetëm 15 minuta, Berisha akuza Spiropalit, Kryetarja e Kuvendit: S’mund të vish këtu pas humbjes turpëruese dhe të prishësh Parlamentin

Kontrolle të befasishme në burgun e Durrësit, pjesë e tij disa personazhe vip

“Seanca mblidhet pas farsës më të turpshme”, Berisha: Në këtë parlament, krimi sjell 28 deputetë në lista të mbyllura dhe të hapura

Tensione në Kuvend! Spiropali i mbyll mikrofonin Sali Berishës! Kreu i PD-së bllokon foltoren

Aksident i rëndë, makina përplas për vdekje këmbësorin

“Kisha hedhur fjalë se për vrasjen e Talo Çelës jepja 100 mijë euro”, Erion Alibej zbulon si u njoh me Nuredin Dumanin

Dështon përpjekja e 23-të për zgjidhjen e krizës politike në Kosovë

Dhunuan dhe kanosën 2 bashkëpronarët e një toke me pretendimin se është e tyre, arrestohen 4 persona

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.