11:24 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Mot i kthjellët dhe i ngrohtë, ja parashikimi për sot

08:25 | 17/02/2024
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ftohtë, diell, apo temperatura të ulëta? Njihuni me parashikimin e motit për këtë të hënë

Territori shqiptar do të mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike ku moti i kthjellët dhe i ngrohtë do të dominojë në zonat e ulëta dhe përgjatë vijës bregdetare ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të karakterizohen zonat malore.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme në të gjithë territorin e vendit. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë si në orët e mëngjesit edhe në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 1°C temperatura më e ulët deri në 21°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke gjeneruar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 1 – 2 ballë.

Kosova

Do të mbeten prezente masat ajrore të qëndrueshme duke sjellë mot të kthjellët në pjesën më të madhe të Kosovës gjatë orëve të para të ditës. Pjesa e dytë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat Veriore dhe Veriperëndimore. Parashikohet që situata e motit të mbetet stabël deri mëngjesin pas-ardhës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë si në orët e mëngjesit dhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 0°C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Mitrovicës deri në 15°C vlera maksimale e cila do të shënohen në qytetin e Prizrenit. Era do të fryjë mesatare paradite por forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 35 km/h nga drejtimi permanent Verior.

Maqedonia e Veriut

Moti i kthjellët do të mbizotërojë në të gjithë republikën e MV, ku më të theksuara kthjellimet do të paraqiten përgjatë zonave në Jug dhe Jugperëndim të territorit ndërsa me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të jetë moti në pjesën tjetër të MV edhe pse vranësirat do të jenë të dukshme në veri dhe verilindje të MV nuk priten reshje. E njëjta situatë e qëndrueshme meteorologjike do të vijojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë si në vlerat minimale edhe në vlerat maksimale duke u luhatur nga 0°C vlera minimale e regjistruar në qytetin e Gostivarit deri në 17°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në qytetin e Shkupit. Era do të fryjë mesatare gjatë paradites por forcohet lehtë në pjesën e dytë të ditës duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 35 km/h nga drejtimi Verior dhe Veriperëndimor.

Europa

Si pasojë e prezencës së dy qendrave të fuqishme ciklonare përkatësisht në veri dhe verilindje të kontinentit me ndikim deri në Alpet Europiane do të kushtëzojnë, motin në këto rajone ku gadishulli Skandinav dhe Europa Lindore do të kenë reshje të dendura dëbore si edhe ngrica të theksuara. Po ashtu me reshje shiu e dëbore do të paraqitet Europa qendrore por në sasi më të pakta ndërsa pjesa tjetër e kontinentit Europian do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat relativisht të larta të jenë dominante.

Pas

Gjykata vendos kundër ish presidentit Trump, gjobë prej 356 milionë dollarësh

Para

Inter merr një tjetër fitore në Serie A dhe jep sinjale përpara takimit me Atleticon në Champions

Para
Inter merr një tjetër fitore në Serie A dhe jep sinjale përpara takimit me Atleticon në Champions

Inter merr një tjetër fitore në Serie A dhe jep sinjale përpara takimit me Atleticon në Champions

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ish deputeti i PD Ervin Salianji mberrin ne Gjykaten Fier per shqyrtimin e kërkesës për lirim me kusht

Kryeministri Rama dhuron gjak: Kjo të “rinon”, të pastron

Kukës/ Procedohet 54-vjeçari që dogji bimësi në Ujmisht, ndezi zjarr për djegie shkurresh

Mallakastër, kapen në flagrancë 2 persona duke kultivuar kanabis në Visokë

Fjala e Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, znj. Elisa SPIROPALI, në tryezën e diskutimit “Vlerësimi i Arkitekturës Institucionale në funksion të Performancës dhe Integritetit të Prokurorisë së Posaçme

Elisa Spiropali në tryezën për integritetin e SPAK: Drejtësia nuk vjen nga humori i politikës

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Lurës, në rrezik Liqeni i Luleve

Avokati i Jamarbër Malltezit dorëzon garancinë për lirimin e tij në SPAK

Finalizohet operacioni “Borders”, kapet 27-vjeçari azerbajxhanas që ndihmonte emigrantët të kalonin ilegalisht kufirin

Vijon prej dy ditësh zjarri në malin e fshatit Dukat, digjet një sipërfaqe e konsiderueshme! Zjarrfikësit ndërhyrje nga toka dhe ajri

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.