12:15 | 10/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Mot i kthjellët dhe i ngrohtë, parashikimi për sot

07:35 | 16/02/2024
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kushte të qëndrueshme atmosferike, ky është moti për ditën e sotme

Si pasojë e qarkullimit të masave ajrore nga perëndimi dhe veriperëndimi i Europës, Shqipëria do të vijojë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe të ngrohtë. Orët e pasdites do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare nëpër të gjithë territorin, ku më të theksuara vranësirat do të jenë përgjatë shtrirjes Lindore, megjithatë nuk priten reshje.

Parashikohet që kushtet e qëndrueshme atmosferike të na shoqërojnë deri mëngjesin pasardhës. Temperaturat e ajrit do të rriten si në vlerat minimale por do të mbeten konstante në vlerat maksimale duke u luhatur nga -1°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 18°C vlera maksimale e shënuar përgjatë vijës bregdetare.

Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi maksimale 25 km/h nga drejtimi kryesisht Lindor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim i ulët.

Kosova

Republika e Kosovës do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta gjatë orëve të para të ditës. Parashikohet që më të fokusuara vranësirat të jenë në zonat Veriore dhe Verilindore të territorit por pas mesditës dhe në vijim pritet përmirësim i dukshëm i kushteve të motit duke bërë që kthjellimet të jenë dominante në të gjithë territorin e Kosovës por problematike do të paraqitet mjegulla në orët e para të mëngjesit. Për sa i përket temperaturave të ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit por mbeten konstante në mesditë duke u luhatur nga -2°C minimalja deri në 12°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 25 km/h nga drejtimi kryesisht Lindor.

Maqedonia e Veriut

Pjesa e parë e ditës në MV do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku kthjellimet më të dukshme do të jenë në zonat Jugore – Jugperëndimore. Ndërsa vranësirat do të jenë të fokusuara në zonat Verilindore të vendit. Parashikohet që orët e mesditës dhe në vijim të sjellin përmirësim të theksuar të motit duke bërë që i gjithë territori i MV të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë gjatë mëngjesit por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C minimalja deri në 13 – 14°C vlera maksimale në qytetin e Manastirit. Era do të fryjë e lehtë përgjatë gjithë 24 orëshit duke arritur shpejtësinë maksimale jo më shumë se 25 km/h nga drejtimi permanent Lindor.

Europa

Europa Jugore do të mbetet nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke sjellë intervale të gjata me kthjellime dhe temperatura të larta ku më të dukshme kthjellimet paraqiten në gadishullin e Ballkanit dhe brigjet e Egjeut. Gjithashtu me kthjellime, vranësira të lehta si edhe temperatura relativisht të larta do të jetë gadishulli Iberik ndërsa A nën ndikimin e vranësirave të shpeshta paraqiten ishujt britanikë si edhe qendra e kontinentit duke gjeneruar herë pas here rrebeshe shiu dhe stuhi të forta ere. Po ashtu Europa Veriore dhe ajo Lindore vijon nën mbizotërimin e reshjeve të dëborës dhe ngricave të theksuara përgjatë gjithë 24-orëshit.

Pas

SHBA: Një i vrarë dhe 21 të plagosur nga të shtënat gjatë një parade

Para

Loftus-Cheek dhe Leao marrin për dore Milanin në përballjen e parë me Rennes

Para
Loftus-Cheek dhe Leao marrin për dore Milanin në përballjen e parë me Rennes

Loftus-Cheek dhe Leao marrin për dore Milanin në përballjen e parë me Rennes

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tensionet Indi-Pakistan, ku ndodhet Kashmiri dhe pse është i diskutueshëm?

Më pak se 24 orë nga zgjedhjet/ KQZ: Kanë mbërritur mbi 180 mijë zarfe me votat e diasporës

Apartament dhe llogari bankare/ I arrestuar në Itali për tentativë vrasjeje, prokuroria i sekuestron pasuritë

Vrau Reshit Sallahun, Ylber Jaku para gjykatës: Në seanca të jetë i pranishëm përfaqësues nga ambasada angleze, s’kam besim në drejtësinë shqiptare!

Bota “mban frymën” rikthehet “El Classico” Barça-Real, të dielën luhet akti i 4-ët sezonal

Giro d’Italia në Vlorë/ PS kërkesë KQZ: Më 11 maj, të votohet deri në orën 22:00 në këtë qark

Izraeli bombardon qendrën e shpërndarjes së ndihmave të OKB-së në veri të Gazës, vriten 4 palestinezë

Arrestime, procedime penale dhe një ngjarje tragjike gjatë natës në Fier

‘Giro d’Italia’ vijon sot me Etapën e Dytë në Tiranë, itinerari për 13.7 km e kronometrit në kryeqytet

Vrasja 34-vjeçarit, autori krimi mbërrin në gjykatë! Hakmarrja për dhunimin e prindërve nga motra e viktimës, si Ylber Jaku u kthye nga Anglia dhe i mori jetën të riut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.