SHQIPËRI- Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës, do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta në zonat veriore, ndërsa në zonat jugore dhe pjesërisht në qendër vranësirat do të jenë më të shpeshta.
Parashikohet që gjatë orëve të pasdites vranësirat gradualisht të shtrihen në të gjithë territorin shqiptar, ku më të theksuara do të jenë në ekstremin Jugor dhe disa zona në qendër duke rrezikuar momente me pika shiu.
Edhe gjatë natës moti; mbetet me vranësira të shpeshta dhe reshje shiu e dëbore në zonat verilindore dhe juglindore, por reshjet do të jenë në sasi të pakta.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 1°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 19°C vlera më e lartë përgjatë vijës bregdetare.
Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur në momente të vecanta shpejtësinë mbi 30 km/h nga drejtimi Verilindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.