04:43 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Mot i paqëndrueshëm në të gjithë vendin, si do të luhaten temperaturat sot

07:28 | 07/12/2023
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Fundjava me mot të paqëndrueshëm, kthjellime në mëngjes dhe reshje shiu në mbrëmje

Shqipëria

Do të mbetemi nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe gjatë ditës së enjte, ku orët e paradites do të dominohen nga vranësira të shpeshta dhe reshje të pakta shiu e dëbore në zonat veriore dhe qendrore ndërsa me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura por pa reshje paraqiten zonat Juglindore të Shqipërisë.

Parashikohet që orët e pasdites të sjellin zhvillim të vranësirave duke gjeneruar reshje shiu si edhe dëbore në të gjithë vendin. Dëbora do të jete prezente në të gjithë shtrirjen lindore. Ndërsa në orët e vona të natës pritet përmirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike duke larguar reshjet nga i gjithë vendi.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes por mesdita sjell rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -2°C më e ulëta në zonat malore deri në 12°C më e larta në zonat bregdetare. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim deri në 4 ballë.

Kosova

Pjesa e parë e ditës në Kosovë mbetet nën mbizotërimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore. Parashikohet që pas mesditës të ketë shtim të vranësirave duke gjeneruar reshje dëbore në të gjithë territorin e Kosovës. Orët e vona të natës pritet të sjellin dobësim të intensitetit të reshjeve. Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në mëngjes por ulen sërish në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C më e ulëta në zonat malore deri në 5°C më e larta në zonat perëndimore. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi verior-veriperëndimor Por në mbrëmje pritet intensifikim i parametrit të erës.

Maqedonia e Veriut

Vranësirat e shpeshta do të mbeten prezente në të gjithë MV duke bërë që herë pas here të pësojnë zhvillime afat-shkurta duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara dëbore. Reshjet më të dukshme shfaqen përgjatë kufirit me Shqipërinë. Po ashtu do të regjistrohen temperatura negative gjatë mëngjesit dhe mbrëmjes në pjesën më të madhe të MV, duke bërë që ngricat të jenë prezente në të gjitha akset rrugore të Maqedonisë së Veriut. Temperaturat e ajrit do të jenë të pandryshueshme në mëngjes por vijon ulja në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C më e ulëta në zonat malore deri në 7°C më e larta në zonat jugperëndimore. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi kryesisht verior por gjatë natës forcohet deri në 60 km/h.

Europa

Gadishulli Skandinav dhe brigjet veriperëndimore të Europës do të përfshihen nga një tjetër sistem i dendur vranësirash, të cilat do të sjellin reshje dëbore të konsiderueshme. Gjithashtu me mot të paqëndrueshëm do të paraqiten Ishujt Britanikë dhe gadishulli Iberik ku do të ketë vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu dhe stuhi të forta ere ndërsa nën ndikimin e kushteve të motit të qëndrueshëm do të paraqiten Europa Lindore, pjesërisht Qendra e kontinentit si edhe brigjet e detit Egje.

Pas

Horoskopi 7 dhjetor 2023, parashikimi i yjeve për sot

Para

PISA: Pakënaqësia e 15-vjeçarëve me jetën në Shqipëri është rritur në katër vitet e fundit

Para
PISA: Pakënaqësia e 15-vjeçarëve me jetën në Shqipëri është rritur në katër vitet e fundit

PISA: Pakënaqësia e 15-vjeçarëve me jetën në Shqipëri është rritur në katër vitet e fundit

Discussion about this post

 



Të Fundit

OKB për rritjen e dënimeve me vdekje në Iran: 48 persona në listë për t’u ekzekutuar

Erdogan: Bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë mund të rifillojnë në Turqi

Trump kërkon hetim për Beyonce, ja për çfarë e akuzon presidenti këngëtaren

Lufta në Gaza/ 58 ish-ambasadorë të BE-së: Të ndërmerren veprime kundër shkeljeve të rënda humanitare

Dhuna ndaj kamerierit, menaxheri i hotelit tregon si u godit i riu, avokati përpiqet t’ia lërë përgjegjësinë shokut të policit

Plagoset me thikë 25-vjeçari në Vlorë

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës në takim me Starmer, presidenti: Ka bërë një punë të tmerrshme, një person i keq

Të shtëna me armë zjarri jashtë një kazinoje në SHBA, raportohet për disa të plagosur

Italia në alarm! Virusi i “Nilit Perëndimor” i merr jetën tre të moshuarve, 16 raste të reja në qarkun e Romës

Gjendet një trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës, nuk dihet ende identiteti i tij

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.