10:46 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mot i paqëndrueshëm, vranësira dhe shira në sasi të pakta

08:43 | 12/09/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mot i paqëndrueshëm, vranësira dhe shira në sasi të pakta

Shqipëria vijon nën mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm, ku vranësirat dhe shirat do të jenë dominante por në sasi të pakta. Herë pas here priten intervale me kthjellime, ku më të theksuara do të paraqiten në bregdet dhe pjesërisht zonat e ulëta.

Parashikohet orët e vona të mbrëmjes  të sjellin grumbullim të vranësirave në të gjithë territorin duke gjeneruar shira me intensitet mesatar dhe deri intensivë në zonat veriore dhe veriperëndimore duke sjellë përmbytje në këto rajone.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke  luhatur vlerat ditore nga 10°C vlera më e ulët deri në 30°C vlera më e lartë e cila pritet në qarqet Berat dhe Elbasan.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4  ballë.

Kosova

Republika e Kosovës do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare gjatë orëve të paradites, por pas mesditës dhe në vijim vranësirat do të bëhen më të dukshme në të gjithë territorin e Kosovës, ku priten rrebeshe shiu. Nuk përjashtohet edhe mundësia e breshërit. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin shtim të intensitetit të shirave në të gjithë Kosovën, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes edhe në mesditë duke  luhatur vlerat ditore nga 9°C vlera më e ulët në Mitrovicë deri në 26°C vlera më e lartë në qytetin e Gjakovës. Era do të fryjë e lehtë paradite, por forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 55 km/h nga drejtimi jugor.

Maqedonia e Veriut

Deri në mesditë, Republika e MV përgjatë gjithë 24-orëshit do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta, por orët e pasdites do të sjellin shtim të vranësirave, ku herë pas here do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar rrebeshe të përkohshme shiu. Parashikohet që në mbrëmje dhe gjatë natës shirat të jenë me intensitet të lartë temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe në ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 9°C vlera minimale në qytetin e Ohrit deri në 27°C vlera  maksimale e cila do të shënohet sërisht në Shkup. Ndërkohë era do të paraqitet mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë mbi 50 km/h nga drejtimi  permanent jugor.

Europa

Një qendër e fuqishme ciklonare e zhvilluar prej disa ditësh në veri – verilindje me ndikim deri  në qendër të Europës do të sjellë vranësira dhe reshje të dendura shiu në Europën veriore si edhe Europën Lindore. Po ashtu rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere do të përjetojnë Alpet Europiane si edhe zonat përreth tyre ndërsa nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta do të paraqitet gadishulli Iberik, Ishujt Britanikë si edhe gadishulli Peloponez.

Pas

Vjosa Osmani: Serbia është kthyer në shtetin më të fortë të Putinit në Evropë

Para

OBSH: Çdo vit 726 mijë vetëvrasje në botë, inkurajimi i bisedimit parandalon fenomenin

Para
OBSH: Çdo vit 726 mijë vetëvrasje në botë, inkurajimi i bisedimit parandalon fenomenin

OBSH: Çdo vit 726 mijë vetëvrasje në botë, inkurajimi i bisedimit parandalon fenomenin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sulmi rus në Ukrainë/ Thellohet bilanci i viktimave, 21 të vdekur dhe 120 të plagosur

Sulmet iraniane gjatë natës mbi Izrael, asnjë viktimë (Detajet)

“I dha karamele dhe e preku në vende intime ”/ Arrestohet 59-vjeçari në Maliq, ngacmoi seksualisht 12-vjeçaren

Vrasja e Grei Bihucit në Fier/ Prokuroria mbyll hetimet, çon në gjyq dy autorët, njëri pre tyre i mitur

Spërkatje kundër gjarpërinjve në Liqenin e Tiranës, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit thirrje qytetarëve: Tregoni kujdes

Qetësia kthehet në Los Angeles, kryetarja e Bashkisë heq shtetrrethimin

SHBA ka rrëzuar më parë një qeveri iraniane! Çfarë zbuluan dosjet sekrete të CIA-s

Vranë me thikë 19-vjeçarin Grei Bihuci, prokuroria kërkon 25 vite burg për Florian Mukën dhe 12 vite për të miturin

Ish-ambasadori izraelit: Irani mund të sulmojë Amerikën dhe ta detyrojë të hyjë në luftë

Sapo kishte dalë nga burgu për vrasje, kush është 27-vjeçari i arrestuar sot në Pogradec? Makina e tij e ‘mbushur’ me armë, para dhe drogë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.