Seksi i paguar është një fenomen disi i papërshtatshëm për kulturën tonë. Mirëpo Kosova duket se ka hedhur disa hapa ”para” në këtë drejtim. ‘’Motelet e seksit” janë shtuar aq shumë vitet e fundit në Kosovë, sa mediat flasin për një industri të vërtetë që iu mundëson klientëve privatësi të plotë, pasi nuk kërkojnë identitetin e tyre, shkruan gazeta “Zeri”.
Gazeta sjell historinë e një zyrtari që kohën e pushimit në punë zgjedh ta kalojë në një nga këto motele me të dashurën, që e ka njohur para disa muajsh.
“E kemi gjetur një vend të mirë atje, rrugës për në Ferizaj…”, thotë ai. “Këto motelet na shpëtuan. Me 10 euro e ke në dispozicion për disa orë. Dhe nuk bëhesh telash me ta lëshu banesën askush. Baheshim telash duke shku nëpër dosta e studenta”, rrëfen më tej zyrtari. (E.K/SHUPLAKA)