Moti i keq i cili ka kapluar vendin ka shkaktuar bllokimin e aksit Fier-Levan prej gati dy orësh.
Si pasojë e shirave të shumtë dhe erës së fortë janë rrëzuar pemë në rrugë duke bllokuar qarkullimin e automjeteve.
Në këto momente është krijuar radhë e gjatë automjetesh, ndërkohë që po ndërhyhet për irimin e rrugës.
(B.H/Shuplaka)