Shumë qytete të vendit janë përfshirë dje nga një stuhi e fortë ere dhe shiu, që ka shkaktuar dëme të shumta në kulturat bujqësore, por edhe në pemëtari.
Ndërkohë si pasojë e motit të keq pas mesnate ka pasur një bllokim të pikës kufitare të Kakavijës, për shkak të rrëzimit të një peme. Kjo ka shkaktuar bllokimin e rrugës për një kohë të gjatë, dhe është dashur ndërhyrja e ekipit të zjarrfikësve për të bërë të mundur lirimin e rrugës.
Derimë tani si pasojë e motit të keq, raportohen për dëme dhe në plazhet e jugut të vendit, si në Borsh, Ksamil dhe Sarandë.