Moti i keq në vend, kryeministri Rama mbledh zyrën operacionale në vend. Të pranishëm në takim kanë qenë kreu i emergjencave civile Shemsi Premçi, Ministri i Shëndetësisë Beqaj, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, Ministri i Transportit, Ministrja e Mbrojtjes Kodheli, zëvendëskryeministri Peleshi dhe të tjerë përfaqësues institucionesh.
Në takim është shprehur gadishmëria e plotë në përballimin e çdo situate.
”Emergjencat civile kanë marrë masat, akset të kalueshme trashësia e dëborës nga 15 cm deri në 120 cm në Theth. Në tre ditët e ardhshme temperaturat priten të ulen deri në -20 gradë Celsius. Po merren të gjitha masat për të siguruar depozitën e kripës për zhbllokimin e rrugëve. Po bashkëpunohet me kompanitë kontraktore për zhbllokimin e rrugëve”, ka thënë Premçi.
”Për shkak të një përgatitjeje mjaft të mirë, ajo që në të shkuarën është paraqitur si një sëmundje kronike në të shkuarën, tashmë situara e përgatitjeve është shumë e ndryshme”, ka thënë kryeministri Rama.
”Jemi në një situatë emergjence të gripit, që në datën 20 dhjetor kemi një shtim shumë të madh të rasteve. Shërbimi parësor i mjekëve të familjes do të punojë edhe të dielat në mënyrë që të pakësohen dyndjet në spitalet rajonale. Vetëm dje janë ndarë 61 mijë doza vaksine, ndërkohë që në total janë 90 mijë doza. Rekomandohet për moshën mbi 60 vjeç, për të sëmurët kronikë, ata që vuajnë nga zemra, diabeti, pasi janë edhe më të rrezikuarit për tu prekur’’, ka thënë Ministri i Shëndetësisë Beqaj. Ndërkohë ende nuk dihet nëse javën e ardhshme procesi arsimor do të fillojë apo jo normalisht. Beqaj ka thënë se njerëzit duhet të shmangin sa më shumë lëvizjet dhe aktivitetet që kanë një grumbull të madh njerëzish. (E.K/SHUPLAKA)