Vijon të jetë problematike situata e krijuar nga reshjet intensive dhe temperaturat e ulëta në Qarkun Kukës.
Ndërsa Rruga e Kombit është pastruar dhe në të kalohet pa zinxhirë, disa Njësi Administrative në këtë qark vijojnë të jenë të bllokuara.
Më problematike paraqitet situata në Nj. Ad. Arrën, Kalis e një pjesë e rrugëve të fshatrave të lartësive të Nj.Ad. Surroj, Bicaj, Malzi, Bushtricë,Zapod,Topojan dhe Grykë-Çajë.
Situata në Qarkun Kukës për datë 13.01.2019 ora 09.00 është si më poshtë:
Nga informacionet e marra nga firmat kontraktore të akseve rrugore nacionale strukturat e emergjencave civile ne tre bashkitë, strukturat pergjegjese që menaxhojnë situatën është:
Rrugët nacionale
Rruga e kombit është e kalueshme pa zinxhire.
Rrugët nacionale Kukës janë të kalueshme pjesërisht me zinxhire.
Rrugët nacionale Has e Tropojë janë të kalueshme pa zinxhire.
Në Akset rrugore bashkiake gjendja është e pandryshueshme si mbrëmë.
Bashkia Kukës
Nga informacionet e marra nga Drejtori i EC bashkisë kemi këtë situatë:
Janë të bllokuara Nj. Ad. Arrën, Kalis e një pjesë e rrugëve të fshatrave të lartësive të Nj.Ad. Surroj, Bicaj, Malzi, Bushtricë,Zapod,Topojan dhe Grykë-Çajë.
Bashkia Tropojê
Janë lidhur të gjitha qendrat e Nj.Ad me rrugën nacionale përveç fshatrave të lartësive të Nj.Ad Lekbibaj.
Bashkia Has
Të gjitha rrugë rurale jane të hapura.
Furnizimi me ujë të pishëm
I gjithë Qarku furnizohet me ujë të pishëm përveç lagjes Drinas bashkia Kukës.
Furnizimi me energji elektrike është normal në të gjithë Q.Kukës
(B.B/ Faxweb.al)