Moti i keq dhe shirat e dendur në rrethin e Librazhdit mbasditen e sotme kanë shkaktuar jo pak probleme. Në disa rrugë të qytetit si rruga e Policisë dhe vendi i quajtur “Agjensia” uji ka vërshuar në rrugë duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve.
Në aksin Elbasan-Librazhd në vendin e quajtur ‘Kthesat e Murrashit’ ka pasur prani të inerteve të pranishme në rrugë gjatë gjithë pasdites, gjë e cila ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve.
Në këtë zonë ka prani të policisë rrugore si dhe të punonjësve të mirëmbajtjes të cilët po punojnë për të pastruar inerte dhe të lehtësojnë qarkullimin e automjeteve.