23:03 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Moti i keq në Tiranë, ja masat e bashkisë për përballimin e situatës

18:42 | 05/01/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Veliaj në konferencë urgjente, u drejtohet qytetarëve: Mbuloni kokën dhe duart

Sot u mbajt mbledhja e parë e Shtabit të Emergjencave të Bashkisë Tiranë, për të përballuar situatën e përkeqësuar të motit që në orët në vijim mund të prekë edhe Tiranën.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se misioni i këtij shtabi, është jo vetëm të informojë publikun, por edhe të sigurohet që në çdo rast shërbimet e bashkisë dhe të strukturave të tjera të emergjencës të jenë aty prezente.

“Dua t’i garantoj të gjithë qytetarët që ne po marrim çdo masë, po përdorim çdo mjet, me stafin tonë të burimeve njerëzore në terren, gjatë gjithë turneve të natës, sidomos në 4-5 ditët e ardhshme.

Vëmendje të veçantë do ta kemi veçanërisht atyre që kanë nevojë më shumë mbështetje, që janë persona në kushte rruge, ata që janë të moshuar, pa një ndihmë dhe që jetojnë ndoshta të vetmuar, për faktin se jetojnë fëmijët në emigracion ose për rrethana të tjera”, deklaroi Veliaj.

Kryebashkiaku bëri me dije edhe planin e masave që janë marrë për të përballuar situatën.

Sipas Veliajt, janë marrë masa që çdo qytetar i Tiranës të jetë i sigurt dhe të ketë një strehë të ngrohtë kur të arrijë ky i ftohtë polar.

Më tej ai kërkoi edhe ndihmën e qytetarëve që të ndihmojnë fqinjët e rrezikuar dhe të njoftojnë në numrin e gjelbër të bashkisë 0 8000 888, si dhe zjarrfikësit në numrin 112 për çdo emergjencë.

“I lus të gjithë qytetarët që të njoftojnë shërbimet tona të emergjencës, Policinë e Shtetit apo urgjencën në numrin 112 nëse shihni njerëz në nevojë apo në një situatë hipotermie që paraqesin shenja si dridhje apo kapitje, konfuzion, mungesë artikulimi apo marrje mendsh, njerëz dhe qytetarë që mund t’i hasni në rrugë dhe mund t’i ndihmoni vetëm me një telefonatë”, bëri thirrje Veliaj.

Për më tepër, Veliaj ka urdhëruar sot që të jenë të hapura 24 orë të 24 njësitë administrative të Bashkisë Tiranë, për të ofruar mundësi strehimi dhe ngrohje për qytetarët në nevojë.

“Vëmendje të veçantë do ta kemi veçanërisht atyre që kanë nevojë më shumë mbështetje, që janë persona në kushte rruge, ata që janë të moshuar, pa një ndihmë dhe që jetojnë ndoshta të vetmuar, për faktin se jetojnë fëmijët në emigracion ose për rrethana të tjera”, tha Veliaj.

Bashkia e Tiranës do të vendosur në dispozicion disa godina që do të shërbejnë si qendër strehimi e përkohshme.

“Në rast nevoje ne do të përdorim të gjitha kopshtet, të gjitha shkollat, madje pallatin e sportit apo edhe konviktet tona të nxënësve dhe të studentëve, duke qenë se ende nuk ka filluar shkolla, konviktet i kemi ende në dispozicion.

Do të jetë gjithashtu e hapur për të gjithë qytetarët, që i kap i ftohti në qendër të Tiranës, edhe kjo seli, Bashkia e Tiranës, zyra ime, zyra e Këshillit Bashkiak  dhe të gjitha zyrat publike për këdo qytetar që moti i ftohtë e kap në rrugë dhe ka nevojë të fusi kokën diku për t’u ngrohur sa të kalojë vala e të ftohtit”, shtoi Veliaj.

 

Pas

Paralajmërimi i frikshëm i analistit: Bandat kriminale do t’u lëshohen si lukuni zgjedhjeve të ardhshme

Para

Emergjencat Civile: Në 3 ditët e ardhshme temperatura deri në -20 gradë, borë edhe në bregdet (FOTO)

Para
Acari “mbërthen” Shqipërinë, ja temperaturat e fundjavës në 11 qytete të vendit (FOTO)

Emergjencat Civile: Në 3 ditët e ardhshme temperatura deri në -20 gradë, borë edhe në bregdet (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Artan Lame është ende gjallë? Ja çfarë thonë burime pranë familjes së tij

Meloni: Ukraina dëshiron paqe, asnjë hap konkret nga Rusia për raundin e ri të bisedimeve

“Jeni në anën e gabuar të historisë”- Netanyahu revoltohet me Starmer, Macron dhe Carney pas vrasjeve në Ambasadën e Izraelit në Uashington

Temperaturat në Emiratet e Bashkuara arrijnë gati 50°C, vala e të nxehtit përfshin vendin

Kongresmeni amerikan: Gaza duhet të bombardohet me armë bërthamore

Kaja Kallas në Prishtinë, ja cilat masa ndëshkuese do të heqë BE ndaj Kosovës

Hapja e grup-kapitullit të tretë, Rama: Rruga drejt Shqipërisë 2030 vazhdon pa ndalim!

Britania do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale

Hapet zyrtarisht Grup-Kapitulli 3 i negociatave, ministri Hasani: Reflektim i progresit të Shqipërisë të bazuar në meritë

BE nis heqjen e masave! Kallas: Kujdes me veriun, me Serbinë jeni të barabartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.