18:50 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Moti i keq në vend, Emergjencat Civile: Akset kombëtare kalohen pa probleme. Priten reshje mesatare, shoqëruar me shtrëngata

14:29 | 29/01/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Moti i keq në vend, Emergjencat Civile: Akset kombëtare kalohen pa probleme. Priten reshje mesatare, shoqëruar me shtrëngata

Emergjencat Civile kanë dhënë detaje në lidhje me situatën e motit të keq në vend. Sipas njoftimit të Emergjencave Civile, akset kombëtare mund të kalohen pa probleme.

Në njoftim saktësohet se pritet që në disa qarqe të vendit tonë të bien reshje shiu mesatare, shoqëruar me shtrëngata. Ndërsa, pjesa më e madhe e vendit nuk do ketë probleme me energjinë elektrike. Edhe në zonat ku ka probleme me energjinë, po punohet për ta rikthyer atë.

“Sipas raportimeve nga strukturat e sistemit të mbrojtjes Civile, në Qendrën Operacionale të Emergjencave Civile, situata deri në këto momente paraqitet si më poshtë:

Gjatë natës dhe paraditen e ditës së sotme, në pjesën më të madhe të territorit të vendit ka patur reshje me intensitet të ulët dhe në intervale të shkurtra me intensitet deri mesatar, por pa shkaktuar problematika.

 

 

Si rezultat i reshjeve te shiut ka prani të ujit në disa pika problematika në qytetin e Durrësit, si tek kryqëzimi i Stadiumit, tek Stacioni i trenit, në lagjen 17, në zonën e Kënetës dhe Shkozet, ku është vështirësuar lëvizja e këmbësorëve dhe mjeteve.

Sipas informacioneve nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, të gjitha akset rrugore kombëtare janë të hapura dhe nuk paraqiten problematika në qarkullimin e automjeteve.

Nga raportimet e strukturave të sistemit të mbrojtjes civile në nivel vendor, të gjithë lumenjtë dhe rezervuarët janë brenda kuotave të tyre normale dhe nuk paraqesin asnjë rrezik.

Vijon angazhimi i Forcave të Armatosura me 7 trupa dhe 6 mjete në hidrovorin e qytetit të Vlorës. Aktualisht hidrovori punon me 3 pompa nga 4 të disponueshme.

Sipas raportimeve të OSSH furnizimi me energji elektrike bëhet rregullisht. Ka ndërprerje të përkohëshme në disa abonentë për shkak të remonteve dhe defekteve, por po punohet nga grupet e OSHEE.

Sipas parashikimeve nga IGJEO në orët në vazhdim priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër.  Në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë priten reshje mesatare, shoqëruar me shtrëngata. Në pjesën tjetër të vendit priten reshje te dobëta deri lokalisht mesatare. Në Veri dhe Verilindje në lartësitë mbi 900 m nga niveli i detit priten reshje dëbore. Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve për momente të shkurtra mund të krijojnë probleme të ndryshme si dhe vërshime të ujit në zonat urbane në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër.

Vijon monitorimi dhe koordinimi me të gjitha institucionet qendrore dhe vendore për të menaxhuar në kohë çdo situatë emergjente që mund të krijohet”, thuhet në njoftimin e Emergjencave Civile.

Pas

Presidenti Begaj mirëpret Ambasadorin e Indisë në Shqipëri, shpreh angazhimin për forcimin e marrëdhënieve diplomatike

Para

Vengu ndan shembullin e tetar Kadiut: Përkushtim për të ndihmuar komunitetet e rrezikuara nga municionet e nëntokës

Para
Vengu ndan shembullin e tetar Kadiut: Përkushtim për të ndihmuar komunitetet e rrezikuara nga municionet e nëntokës

Vengu ndan shembullin e tetar Kadiut: Përkushtim për të ndihmuar komunitetet e rrezikuara nga municionet e nëntokës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjykata Supreme miraton planin e Trump për dëbimin e 500,000 emigrantëve nga Amerika e Jugut!

Kërkuan rinumërim votash në Tiranë dhe Durrës, rrëzohen kërkesat e kandidatëve të PD

Macron: Nëse dështon konflikti në Ukrainë, rrezikohet besueshmëria e Perëndimit

Makina përfshihet nga flakët në autostradën Tiranë–Durrës (VIDEO)

Tensionet tregtare drejt përshkallëzimit, Trump akuzon Kinën për shkelje të marrëveshjes mbi tarifat

Po transportonte 9 kg kokainë nga Zvicra në Itali, 23-vjeçari shqiptar përfundon në pranga

Skandal në Arabinë Saudite, dhunë dhe abuzime në strehimoret e grave të pabindura

‘Eno Bozdo shkaktari i humbjes së qarkut të Beratit’, Maliqi: Nuk kanë përgjegjësi morale

Spitali i fundit në veriun e Gazës evakuohet pas urdhërit izraelit

Detaje tronditëse nga vrasja e 14-vjeçares në Napoli, autori rrëfen krimin: Nuk më përqafoi, e godita me gur në kokë kur më ktheu shpinën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.