11:25 | 03/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Moti i keq në vend, si është gjendja e akseve kryesore, në segmentin Kuben-Vasije reshje bore 4-5 cm

10:17 | 06/01/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Moti i keq në vend, si është gjendja e akseve kryesore, në segmentin Kuben-Vasije reshje bore 4-5 cm

I gjithë vendi është përfshirë nga një mot i keq, ku temperaturat kanë pësuar rënie të ndjeshme, ndërsa prezente janë erërat e forta dhe reshjet e shumta të dëborës. Që pasditen e djeshme, në Kukës, Ersekë, Korçë, Llogara nisën reshjet dendura të borës, ndërsa pati bllokime rrugësh vetëm në disa zona të thella.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije gjendjen e akseve kryesore në vend. Në një njoftim për mediat, ARRSH ka njoftuar se deri tani nuk ka asnjë aks rrugor të bllokuar nga bora, ndërsa aty ku ka patur reshje dhe ngrica, po punohet me kriposjen.

Njoftimi i plotë i ARRSH:

Rajoni Verior: Gjatë natës problem kanë qenë temperaturat e ulëta dhe era e fortë. Në segmentin “Kuben-Vasije” ka pasur reshje bore 4-5 cm, shoqëruar me erë të fortë në formë cikloni. Qarkullimi realizohet normalisht dhe pa zinxhirë në të gjitha akset e e rajonit verior.

Rajoni Qendror: Në të gjitha akset e Rajonit Qendror qarkullimi kryhet normalisht. Vazhdon puna për spërkatjen me kripë në vendet ku ka akull e ngrica.

Rajoni Jugor: Në akset rrugore të Rajonit Jugor qarkullimi kryhet normalisht. Nuk ka pasur reshje gjatë natës. Temperatura deri në -7 ° në disa zona, si: Dardha dhe Qafa e Qarrit ku ka pasur dhe erë të fortë.

Është punuar me kriposjen e akseve. Të gjithë kontraktorët janë në gatishmëri për përballimin e çdo situate. Vijon puna për pastrimin e akseve dhe kriposjen në vendet ku ka ngrica dhe akull nga temperaturat e ulëta.

(M. I./ Faxweb.al)

Etiketa: akset rrugoreARRSHborekriposjemoti i keq
Pas

Ekzekutimi i biznesmenit në Tropojë, gjendet makina e djegur e autorëve

Para

Ish-bashkëshorti i parë i Ana Oxës vret veten, trupi i pajetë gjendet nga punonjësit e hotelit

Para
Ish-bashkëshorti i parë i Ana Oxës vret veten, trupi i pajetë gjendet nga punonjësit e hotelit

Ish-bashkëshorti i parë i Ana Oxës vret veten, trupi i pajetë gjendet nga punonjësit e hotelit

Discussion about this post

 



Të Fundit

E pazakontë në Kosovë! Avokati sjell në Kuvend 4 gomerë

‘Jemi pranë agimit 2030’, Toni Gogu: Punë titanike për integrimin në BE

Ryshfet dhe korrupsion! 13 të arrestuar në doganën greke të Mavromatit, Qafë Bota u bllokua për disa orë

Më shumë se 900 tërmete në dy javë! Japonia goditet nga lëkundja të reja sizmike, sa ishin magnitudat

Detyrat “stok”, Tabaku: Legjislatura e 10-të mbyllet si kurrë më parë

Përplasi 3 makina dje në Tiranë, identifikohet drejtuesi i “Audi Q8”, i shpallur në kërkim për ngjarjen e Astirit

Policia e Serbisë shpërndan bllokadat gjatë natës në Novi Sad, 79 të shoqëruar

Durrës/Arrestohet një person, në kërkim 3 të tjerë për grabitje me armë zjarri

Zjarri te landfilli në Elbasan, opozita kërkon debat parlamentar

Babai i tre fëmijëve dhe një futbollist i rëndësishëm për Liverpoolin dhe Portugalinë! Kush ishte Diogo Jota, ylli që ndërroi jetë një javë pasi u martua

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.