Përveç problemeve në disa akse rrugore të vendit, situata e reshjeve ka shkaktuar probleme dhe në linjat e shpërndarjes së energjisë elektrike.
OSHEE njofton se gjatë natës së dhe orëve në vazhdim, në disa zona kryesisht rurale janë shkaktuar defekte, të llojit: këputje përcjellsash, thyerje izolatorësh në linja dhe dëmtime shkarkuesish.
Po ashtu OSHEE qetëson të gjithë qytetarët pasi punonjësit e saj janë në terren dhe po punojnë për zgjidhjen e problemeve.
NJOFTIMI I OSHEE-së:
Si pasojë e motit të keq me shira dhe erera të forta (furtunë) që përfshiu vendin gjatë natës së dhe orëve në vazhdim, në disa zona kryesisht rurale janë shkaktuar defekte, të llojit:
këputje përcjellsash, thyerje izolatorësh në linja dhe dëmtime shkarkuesish.
Gjithashtu, një pjesë e fiderave janë stakuar si masë sigurie nga operatorët e N/Stacioneve në rast për t’i paraprirë ndonjë defekti të mundshëm në rrjetin e TM.
Punonjësit e terrenit të OSHEE-së po punojnë për kthimin e gjendjes nënormalitet dhe në kohë sa më të shpejtë.
(E.K/SHUPLAKA)