Pas thuajse 2 orësh në det të hapur ankorohet në portin detar të Vlorës trageti i linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë, i cili mbërriti në orën 15:30 në portin e Vlorës por e kishte të pamundur të zbriste në tokë pasagjerët për shkak të motit të keq.
Kujtojmë që pasagjerët kanë që prej orës 06:00 të mëngjesit që qëndrojnë në det pasi në orën 06:00 të mëngjesit u nisën nga Brindisi.
Mësohet se brenda tragetit ndodheshin rreth 77 pasagjerë, të cilët kanë mbetur të bllokuar në mes të detit. Era e fortë por edhe dallgët e shumta të krijuara në det kanë krijuar vështirësi në ankorim.
Discussion about this post