Moti i keq dhe temperaturat e ulta kanë dëmtuar masivisht prodhimet bujqësore në disa zona të Korcës. Në fshatin Dvoran dhjetra familje fermere nuk do të marrin prodhim këtë vit si pasojë e dëmtimit të pemëtarisë kryesisht qershi dhe mollë.
Sipas tyre këto kultura janë dëmtuar në masën 50 % për mollën dhe 80% për qershinë sipas fermerëve përkthehet në miliona lekë kosto për ta.
Fermerët tregojnë se asnjë prej parcelave të cilat kishin nisur lulëzimin , nuk ka shpëtuar e padëmtuar duke bërë që prodhimi i tyre , këtë vit jo vetëm të jetë i pakët dhe i dëmtuar por tu rrezikojë falimentimin ndërsa tregojnë se askush nuk ka shkuar të shohë situatën e tyre.
Nga ana tjetër përfaqësues të drejtorisë të bujqësise pohojnë se me urdhër të ministrit të Bujqësisë, Edmond Panariti së shpejti do të nisin fazën e imspektimeve në terren për të verifikuar dëmin dhe do të pregatitenr raportet përkatëse për tia referuar rastet ministrisë së bujqësisë.
Pasi vit pas viti për shkak të mungesës së tregut këta fermerë kanë pësuar humbje , ky vit e ka rënduar edhe më tepër situatën sepse prodhimi i tyre ka arritur nivelin minimal si pasojë e faktorëve atmosferikë. (E.K/SHUPLAKA)