Moti i keq që ka përfshirë vendin ka sjellë problematika në zona të ndryshme të vendit. Siç raportojnë burime për “Faxnews”, një masiv gurësh ka rënë sot në aksin rrugor nga Balldreni në Torovicë.
Mësohet se shkëputja ka ndodhur nga një distancë shumë afër rrugës, ku fatmirësisht nuk ka përbërë rrezik për drejtuesit e mjeteve. Ndërkaq policia ka bllokuar njërin sens të rrugës pas rënies së gurëve. (J.D/Faxweb.al)