Reshjet e dëborës kanë mbuluar jo vetëm veriun dhe juglindjen e Shqipërisë, por edhe vende si Tirana dhe Durrësi, qytete që prej vitesh nuk kishin parë dëborë. Magjia ka zgjatur për pak minuta ndërkohë që temperaturat vijojnë të jenë nën zero.
Krahasuar me situatën në këto dy qytete, reshjet e dëborës në verilindje të vendit kanë shkaktuar probleme në qarkullim. Mësohet se në aksin Peshkopi-Tiranë, qarkullimi kryhet me vështirësi dhe vetëm me zinxhirë.
Reshjet e dëorës kanë shkaktuar bllokimin e të gjithë njësive administrative në Dibër, ndërkohë që raportohet edhe për ndërprerje të energjisë elektrike.
Si pasojë e temperaturave të ulëta, disa të sëmurë nga fshatrat përreth janë paraqitur me urgjencë në spitalin rajonal të Burrelit.
Situata paraqitet kritike edhe në aksin Qafë-Ulëz-Bushkash ku makinat kanë mbetur të bllokuara në dëborë. (XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post