21:23 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Moti i nxehtë, UKT: Kujdes me ujin, çdo shpërdorim do ndëshkohet me ligj

16:58 | 28/06/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Punësoi 18 punonjës gjatë fushatës, zv/kryeministrja çon në prokurori UKT

Për shkak të temperaturave të larta dhe mungesës së shirave, Ujësjellës Kanalizime Tiranë bën thirrje që të tregohet kujdes me përdorimin e ujit të pijshëm. UKT bën me dije se në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës janë ngritur Task Froca për menaxhimin e situatës.

Më tej në njoftim, UKT paralajmëron qytetarët që të mos e shpërdorojnë pa kriter ujin e pijshëm, pasi çdo shkelje apo shpërdorim do të ndëshkohet me ligj.

Njoftim i Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë:

Duke u nisur nga thatësira e zgjatur, moti i nxehtë dhe mungesa e reshjeve të shiut gjatë muajve të fundit, Ujësjellësi i Tiranës dëshiron të sjellë në vëmendjen e qytetarëve dhe të kërkojë mirëkuptimin e tyre për përdorimin me kursim dhe përgjegjësi qytetare të ujit të pijshëm.

UKT, në bashkëpunim edhe me Bashkinë e Tiranës, ka ngritur grupet e Task Forcës të cilët janë gjatë gjithë kohës në terren për të mos lejuar shpërdorimin pa kriter të ujit, si dhe për të marrë masat përkatëse për këdo që nuk respekton Kodin e Ujit. Duke qenë se shpërdorimi pa kriter i ujit të pijshëm ndikon në furnizimin normal në të gjithë rrjetin e shpërndarjes, çdo shkelje a shpërdorim i ujit do të ndëshkohet sipas ligjit.

Me këtë rast u bëjmë thirrje administratorëve të pallateve që të tregojnë një kujdes më të madh, të kontrollojnë vazhdimisht funksionimin normal të pompave dhe depozitave, për të mundësuar maksimumin e furnizimit me ujë të pijshëm, duke eliminuar çdo shpërdorim të mundshëm të tij.

Për disa zona të izoluara, të cilat janë edhe pika fundore e rrjetit të shpërndarjes të ujit, në të cilat mund të vërehen kufizime, Ujësjellësi i Tiranës ka marrë të gjitha masat, duke vënë në dispozicion botet e ujit në mënyrë periodike.

Gjithashtu, Ujësjellësi i Tiranës fton gjithë qytetarët që të telefonojnë në çdo kohë në numrin pa pagesë 0800 44 88 për të raportuar çdo rast ndërhyrje apo shpërdorimi të ujit të pijshëm nga persona të papërgjegjshëm.

Stafi ynë është i angazhuar maksimalisht për t’iu përgjigjur çdo kërkese të qytetarëve!

Etiketa: ndeshkimuji i pijshemUKT
Pas

Priten zjarre në qershor dhe korrik, Emergjencat Civile zbulojnë kush janë qarqet e rrezikuara

Para

Ilda Bejleri i mahnit të gjithë me FOTOT nga pushimet në Greqi

Para
Ilda Bejleri i mahnit të gjithë me FOTOT nga pushimet në Greqi

Ilda Bejleri i mahnit të gjithë me FOTOT nga pushimet në Greqi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kanadaja kundër Trump, miraton ligjin që përshpejton projektet e ndërtimit të kombit

Surpriza e merkatos, Broja si opsion për ish-trajnerin e Junajtid! Do të pritej nga dy sulmues shqiptarë

Egjipt/ Kamioni përplaset me autobusin, 19 të vdekur

Himarë: Dallgët penguan rikthimin në breg, Policia Kufitare shpëton 16 persona

Kremtohet 25-vjetori meshtarak i ipeshkvit Monsinior Simon Kulli, një prej priftërinjve të parë pas diktaturës

Milan nuk heq dorë nga Jashari, klubi bleg kërkon 50 milionë euro

Pogradec/ 2 mjete përplasen me njëra-tjetrën, 3 persona të plagosur

G7 mbron gjigantët amerikanë: Marrëveshje për shmangien e tatimit të dyfishtë jashtë SHBA për kompanitë shumëkombëshe

Ançeloti vijon punën me Brazilin: Amerika e Jugut, më shumë cilësi sesa Evropa

Aksident në Laprakë! Taksia përplaset me urbanin dhe makinën e policisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.