Djegia e transformatorit në qytetin e Laçit ka lënë pa drita banorët e zonës.
Gjatë një komunikimi me telefon që Fax Neës bëri me përfaqësesin e OSSHE-së në Burrel, që mbulon dhe zonënë e kurbinit, mësohet se po punohet për zevëndësimit e transformatorit dhe rikthimin e energjisë elektrike.
Banorët që furnizohen nga fidri 4/1,që furnizon pjesën më të madhe të zonës kanë mbetur pa drita.
Ndërkohë mësohet se djegia e transformatorit të ketë ardhur si pasojë e motit të keq që përfshiu qytetin e Laçit dy ditë më parë, pasi defektet dhe ndërpreja me orë të zgjatura të energjisë kanë filluar që në momentin e stuhisë.
(F.M/Faxweb)