I ftuar në ‘Fax News’ kreu i Emergjencave Civile Shemsi Premçi ka folur për problematikat që ka sjellë moti i keq gjatë orëve të fundit në vend ku ka patur reshje të dëborës me intensitet të lartë.
Premçi ka thënë s eproblemet fillojnë q ënga Tiranë me rrugën e Dajtit ku trashësia është rreth 25 cm dhe nuk kalohet pa zinxhirë. Ai tha se në 70% të territorit ka problematika, ndërsatheksoi se problematikat kryesore janë në 5 qarqe, në Shkodër, Kukës, Dibër, Gjirokastër dhe Vlorë.
Një gjë tjetër mjaft të rëndësishme që nënvizoi Shemsi Premçi ishte se disa kompanive u ka mbaruar kontrata dhe nuk ndiejnë përgjegjësi morale për të vënë në punë gjithë kapacitetet e tyre për të zhbllokuar rrugët.
“Nuk mund të themi se ka problematikë vetëm në disa zona, mpothuajse në 70% të teritorit ka probleme. Ka probleme edhe me pastrimin e rrugëve pasi disa kompanive u ka mbaruar kontrata dhe nuk e ndiejnë përgjegjësinë që të pastrojnë rrugën. Ishte parashikuar që të kishte reshje dëbore, situata më problematike është në shkodër, Dibër, kukës, gjirokastrër dhe Vlorë, pasi bora ka arritur trashësi të lartë. Problemet fillojnë3 nga Tirana, rruga e Dajtit që ka rreth 25 cm borë dhe nuk kalohet pa zinxhirë.
Në Kukës rrugët që të lidhin qytetin me disa nga fashtrat është mbi 1 metër dëborë, në Dibër ka gjithashtu probleme. Gjithë zonat veriore që janë mbi 600 metër mbi nivelin e detit janë pothuajse të bllokuara. Por Shtabi i Emergjencave Civile ka mbajtur në gadishmëri të gjitë kapacitetet e tij teknike. Aktualisht po punohet për hapjen e rrugëve rurale sepse rrugët nacionale janë të zhbllokuara.
Zhbllokimi i rrugëve të bllokuara varet edhe nga kapaciteti I kompanive që janë të kontraktuara. Për shembull rruga e kombit nuk mund të përballohet me 8 borë pastruese, Reshjet tani janë që nga Miloti, që i bie 120 km, çfarë mund të bëjnë 8 borë pastruese.
Duhet të krijohet kultura e përmbushjes së detyrimeve nga kompanitë që paguhen për këtë punë, duhet të zgjerojnë kapacitetet. Por kompanitë duhet edhe që të ndiejnë një detyrim moral që për 2-3 ditë të mobilizohen dhe të vënë në dispozicion kapacitetet teknike”, tha Premçi.
Ai gjithashtu dha dhe një këshillë për qytetarët. Kreu i EC bëri thirrje që të shmangel lëvizjet gjatë natës pasi mund të ketë ngrica në rrugë dhe mud të ndodhin aksidente, drejtuesve të mjeteve u bëri thirrje që të lëvizin me zinxhirë.
“Nga orët e padites do të ketë ulje të temperatures, rrugët do të kenë akull, qytetarët të mos lëvizin pa zinxhirë me mjetet e tyre sepse do të rrezikojnë jetën, në këtë pikë zonat veriore duhet të kenë kujdes sidomos gjatë natës pasi ndihma është e vështirë”, tha ai. (B.H/Faxweb)