03:17 | 14/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Moti i keq, nga bllokimet e rrugëve tek problemet me ankorimin e trageteve, si paraqitet situata në gjithë vendin

11:12 | 13/02/2018
në Kryesore, Te Gjitha
0
Moti i keq, nga bllokimet e rrugëve tek problemet me ankorimin e trageteve, si paraqitet situata në gjithë vendin

Reshjet e dëborës kanë përfshirë veriun e vendit dhe juglindjen e vendit ku për pasojë ka pasur vështirësi në qarkullim.

Kështu në Pukë si pasojë e reshjeve është bllokuar rruga në fshatin Iballë. Ndërkohë kërkohet ndërhyrja e mjeteve të ARRSH për zhbllokimin e rrugës ku në segmente të caktuara trashësia i kalon 40 cm.

Ka probleme edhe ne aksin rrugor Pukë – Fushë Arrëz.

Ndërkohë që që edhe aksi rrugor Librazhd-Bulqizë është I pakalueshëm. Po ashtu edhe segmenti shkalla e Lunikut – Steblevë rezulton e bllokuar nga reshjet intensive të dëborës.

Në Steblevë trashësia e dëborës raportohet të ketë arritur ne 50 cm. Borëpastrueset janë në terren dhe po pastrojnë rrugën.

Bora ka përfshirë edhe pikën turistike të Gjinarit. Vetëm se këtu nuk raportohen probleme në rrugë veç ngricave, por një mundësi e mirë për tu shfrytëzuar për turizëm.

Disa fshatra të thella malor në Librazhd si Stravaj dhe Polis rezultojnë të bllokuar nga Debora.

Ndërkohë moti i keq ka bllokuar sot paradite përpunimin e dy anijeve me mallra në portin e Durrësit.

Nga Qendra e Informacionit në APD mësohet se anija “NS Angela” me 4287 ton çimento dhe “”Sveti Duje” me 3400 ton blloqe graniti sot paradite nuk e kanë filluar proçesin e shkarkimit të mallrave për shkak të reshjeve të pandërprera. Ka vijuar pa probleme vetëm ngarkimi me 7 mijë ton çimento në anijen “Seaven Luck” në Terminalin Lindor.

Mësohet gjithashtu se dy tragetet e linjës Bari – Durrës, përkatësisht “AF Marina” dhe “Rigel II” kanë mbërritur në port sipas grafikut të parashikuar, rreth orës 7.30 të mëngjesit.

Nga Qendra e Informacionit, mësohet se në radën portuale ndodhet anija “Golden Bay” që pret të ngarkohet me 4100 ton çimento, ndërsa priten sot në port edhe anijet tregtare “Nevado 32” me 2894 ton xhama dhe “Konosha” me 5251 ton grurë.

Ndërkohë në Vlorë trageti i linjes Vlorë-Brindisi, për shkak të erës së forte trageti nuk ankorohet dot pasi rrezikon përplasjen me kalatat. Ne gji deti shkon në 4 ball ndërsa në det të hapur deri në 6 ball. Aktualisht trageti është pezulluar. Ende nuk është përcaktuar nëse trageti do të lundroj drejt italisë, ndërsa moti pritet të përkeqësohet. Nga kapiteneria bëhet me dije se mbeten në pritje të situatës klimaterike.

(B.H/Faxweb)

 

 

Pas

Bylykbashi i ankohet për blerjen e votave, Kukan: Shpresa për negociatat duhet të kthehet në punë

Para

‘Artistët nuk kanë sot një Dukë, ku është Luftar Paja që para 20 vjetëve ia përlaste fytyrës Ramës arrogancën?!’

Para
‘Artistët nuk kanë sot një Dukë, ku është Luftar Paja që para 20 vjetëve ia përlaste fytyrës Ramës arrogancën?!’

'Artistët nuk kanë sot një Dukë, ku është Luftar Paja që para 20 vjetëve ia përlaste fytyrës Ramës arrogancën?!'

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sulmi ndaj Izraelit, Netanyahu u bën thirrje iranianëve t’i kundërvihen regjimit të Teheranit: Ka ardhur koha të ngriheni në këmbë për liri!

Sedilja A11 shpëtoi edhe këngëtarin! Rastësia tragjike lidh dy aksidente ajrore, njëri në Indi dhe tjetri në Tajlandë

Konflikti mes Izraelit dhe Iranit, zhvillohet bisedë telefonike mes presidentit të SHBA Donald Trump dhe kryeministrit britanik Kei Starmer

Sulmi ndaj Izraelit, Netanyahu u bën thirrje iranianëve t’i kundërvihen regjimit të Teheranit: Ka ardhur koha të ngriheni në këmbë për liri!

Britania e Madhe/ Ndoqën dhe vranë shqiptarin në stacionin e metrosë, dënohen dy autorët

Përditësim nga Izraeli: 15 të plagosur nga sulmet e Iranit

Moska e gatshme të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund krizës mes Izraelit dhe Iranit

Lideri Suprem i Iranit, Khamenei i drejtohet Izraelit: Ti nise një luftë

Video/Rriten tensionet, mediat iraniane publikojnë pamje të raketave drejt Izraelit

Kundërpërgjigjet Irani, nis sulmin menjëherë ndaj Izraelit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.