Reshjet e shiut që priten të bjen në orët në vijim ka bërë që të merren masa nga prefektura e Vlorës si dhe bashkia. Në orët e mbasdites punonjës së kanalizimeve kanë nisur pastrimin e kanaleve të cilat kanë sjellë përmbytje nga bllokimi I tyre.
Punonjësit e kanalizimeve po vijojnë që prej mëngjesit të sotëm marrjen e masave që në qytet të mos ketë përmbytje. Po ashtu në orët e mbrëmjes prefekti I qarkut të Vlorës, kreu I bashkisë kanë parë nga afër situatën e lumit Vjosë , e cila pritet që në orët në vijim të ketë dhe rritje të nivelit të saj. Edhe një hërë I është bërë thirrje banorve të zonave të ulta të cilët sa herë dele lumi Vjosë janë përmbytur , që të marrin masat për evakuim , po ashtu të largojnë dhe bagëtitë nga zonat fushore sepse rreziku I daljes së lumit Vjosë do të sjellë dhe probleme në këta blegtorë.
Sipas tyre situata e reshjeve nga zonat e Gjirokastrës dhe Përmetit është duke u përkeqësuar , gjë që në orët në vijim dhe në Vlorë do të ketë fryrje të lumit Vjosë dhe dalje nga shtrati.
(F.M/Faxweb)