13:53 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Moti i keq, vijon puna në kalatat e portit, dy tragete nisen me vonesë drejt Barit  

18:12 | 03/12/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Moti i keq, vijon puna në kalatat e portit, dy tragete nisen me vonesë drejt Barit  

Në kalatat e portit të Durrësit me gjithë kushtet e rënduara të motit gjatë fundjavës, ka vijuar normalisht përpunimi i anijeve tregtare. Tragetet “AF Francesca” dhe “Bari” janë nisur me 2-3 orë vonesë nga Durrësi drejt Barit, përkatësisht në orën 01:25 dhe 01:45.

Vonesat janë shkaktuar jo vetëm nga deti i trazuar, por edhe nga kontrolli në skaner i të gjitha mjeteve si kamjonë dhe autobuzë. Kontrolleve në skaner i janë nënshtruar edhe një pjesë e konsiderueshme e autoveturave.

Ndërkaq sot paradite tragetet “Rigel III” dhe “AF Marina” të linjës Bari-Durrës kanë mbërritur në port sipas grafikut të parashikuar. Vonesa nuk ka patur as trageti “AF Michela” i linjës Ankona-Durrës, që mbërriti në port në ora 10.05.

Në Terminalin Perëndimor vazhdon të përpunohet anija “NS Angela” me 5100 ton çimento rinfuzo, ndërsa të djelën paradite në kalatën 5 janë përpunuar 150 ton bërsi soje nga anija “Frojdi II”. Në fundjavë, vetëm në Terminalin e kontejnerëve janë përpunuar tre anije njëra pas tjetrës. Në kalatën 6, që i përket këtij Terminali që nga mëngjesi i së shtunës janë përpunuar njëra pas tjetrës anijet “Carat” me 566 copë kontejnerë; në orën 18.00 ka nisur përpunimin anija “Max Strength” me 101 kontejnerë, ndërsa vijon përpunimi i anijes “Asiatic King” me 258 kontejnerë gjithsej.

Sot paradite edhe në Terminalin Lindor nisi përpunimi i anijes “Seaven Luck” nga e cila janë përpunuar 2100 ton çimento. Që nga mbrëmja e së enjtes Drejtoria Ekzekutive e APD ka marrë të gjitha masat për të përballuar situatën e rënduar nga moti i keq dhe reshjet e herëpasherëshme.

Bashkë me forcat operacionale, ato të FSPD, Dispeçerisë dhe të Administratës po bashkëpunohet me institucionet brenda dhe jashtë portit, si Prefektura, Kapiteneria, etj. Është kryer në kohë edhe kontrolli dhe sigurimi i vinçave portualë në kalata, në kushtet e rrezikut të motit ekstrem.(M.Q/Faxweb)

Etiketa: porti durres
Pas

E barazoi në minutën e 95-të, Milan nuk fiton as ndaj Beneventos, ekipit më të dobët në Serie A (VIDEO)

Para

Darëzezë, mbërrijne pjesët e urës provizore. Forcat xhenio të ushtrisë do të punojnë gjatë natës për montimin e urës

Para
Darëzezë, mbërrijne pjesët e urës provizore. Forcat xhenio të ushtrisë do të punojnë gjatë natës për montimin e urës

Darëzezë, mbërrijne pjesët e urës provizore. Forcat xhenio të ushtrisë do të punojnë gjatë natës për montimin e urës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Punëtori i huaj humbi jetën në kantierin e ndërtimit, arrestohet inxhinieri! Administratori i firmës dhe një tjetër shpallen në kërkim

Mesha përmbyllëse për Jubileun e Fëmijëve dhe të Moshuarve/ Vatikani mbushet me fëmijë, Papa Leo XIV: Familjet janë djepi i së ardhmes

Tiranë/ Mashtronte me pagesat e TVSH-së, arrestohet shtetasi italian

Kërcënimet ndaj vajzës së kryeministres Meloni, autor rezulton një profesor gjermanishteje: Gjest impulsiv prej budallai

Tiranë/ Të implikuar në shitje kokaine dhe hashashi, 3 të arrestuar në kryeqytet! Njëri e hodhi drogën nga dritarja e makinës

E rëndë në Durrës/ Policia Kufitare gjen 2 turistë me motor uji të fikur në det, njëri vdes në port, tjetri dërgohet në spital!

Greqi/ Bie nga lartësia në Korfuz, plagoset turisti

Akuzohen për korrupsion, Turqia arreston 4 anëtarë të tjerë të opozitës

Hasani, vizita zyrtare në Qipro dhe Greqi

Aksident në aksin rrugor Korçë -Bilisht/ Automjeti përplaset me motorin, humb jetën 67-vjeçari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.