Moti i keq shoqëruar me shtrëngata e resshje shiu ka përfshirë pjesën më të madhe të territori të vendit. Kështu Fax News raporton se në Durrës tragetet e linjëve Bari-Durrës kanë pasur vonesa për shkak të erës së forte dhe forcës së madhe të detit
‘Rigel 1’ duhej te mbërrinte rreth orës 7: 30 ka mbërritur në orën 9:30
Ndërsa “Marina” nuk ka mbërritur ende, pritet pas 1 ore, pra rreth 4 orë më vonë
Anijet e tonazhit te mesëm dhe të ulët nuk kanë dalë në det dhe ato të peshkimit, për shkak të motit të paqendrueshëm. Forca e erës shkon në 21 m/s. Ndërsa forca e detit në gjirin e durrësit 5-6 ballë.
(M.Q/Faxweb)