Moti kthen faqe ditët e para të këtij muaji, duke u paraqitur kryesisht me kthjellime.
RESHJET – Sipas Institutit të Gjeoshkencave: Sot pasdite (e diel, dt.01) dhe nesër (e hënë, dt.02) në disa qarqe veriore priten reshje të dobëta, por deri lokalisht mesatare në qarkun Kukës.
Në qarqet e tjera, në përgjithësi, nuk priten reshje, përjashtuar zonat kodrinore-malore ku mund të ketë reshje lokalisht të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Në zona shumë të kufizuara të çdo qarku reshjet mund të jenë edhe në formë shtrëngate te përkohshme, më të mundshme në pjesët kodrinore-malore, kryesisht pasditeve dhe në mbrëmje.
TEMPERATURAT – Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
Në bregdet: 21 / 29 °C;
Më vendet e ulëta: 19 / 32 °C;
Në vendet malore: 13 / 27 °C.
ERA – Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, veçanërisht në bregdet dhe në zonat malore.
ZJARRET NË PYJE – Rreziku do të pësojë një rritje të lehtë sot dhe nesër, më i theksuar në pjesën perëndimore të vendit, sidomos në qarkun Fier duke arritur në nivelin “I ULËT”. Pjesa tjetër e vendit nuk pritet të ketë rrezik (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Moti ditët në vijim
Edhe ditët në vijim të javës pritet që moti të dominohet nga kthjellimet si edhe temperatura të larta. Pritet pasditet do të kenë zhvillim të vranësirave lokale kryesisht në zonat malore ku priten rrebeshe të shkurtra, por kjo nuk do të influencojë në fushën termike e cila do shënojë maksimume mbi 35°C.
Discussion about this post