Shqipëria
Do të mbetet territori shqiptar; nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike ku moti i kthjellët dhe i ngrohtë do të dominojë në zonat e ulëta dhe përgjatë vijës bregdetare ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të karakterizohen zonat malore. Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të herë pas- herëshme në të gjithë territorin e vendit. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë si në orët e mëngjesit edhe në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 1°C temperatura më e ulët deri në 21°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke gjeneruar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 1 – 2 ballë.
Kosova
Do të mbeten prezente masat ajrore të qëndrueshme duke sjellë mot të kthjellët në pjesën më të madhe të Kosovës; gjatë orëve të para të ditës. Pjesa e dytë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat Veriore dhe Veriperëndimore. Parashikohet që situata e motit të mbetet stabël deri mëngjesin pas-ardhës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë si në orët e mëngjesit dhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 0°C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Mitrovicës deri në 15°C vlera maksimale e cila do të shënohen në qytetin e Prizrenit. Era do të fryjë mesatare paradite por forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 35 km/h nga drejtimi permanent Verior.
Maqedonia e Veriut
Republika e Maqedonisë së Veriut deri në orët e pasdites parashikohet të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët, të cilat më prezente kthjellimet do të jenë në zonat Jugore dhe Jugperëndimore. Parashikohet që mbrëmja të sjellë vranësira të lehta e kalimtare në zonat Veriore – Veripernëdimore por gjatë natës parashikohet që vranësirat të shtrihen në të gjithë republikën e MV por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 1°C minimalja deri në 17°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë paradite por deri mesatare gjatë pasdites; duke arritur shpejtesinë deri në 28 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor.
Rajoni dhe Evropa
Mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme pjesa më e madhe e kontinentit Europian duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant. Konkretisht; me diell do të paraqiten; gadishulli Iberik, Pellgu i Mesdheut, gadishulli i Ballkanit si edhe gadishulli Skandinav ndërsa përjashtim bëjnë; Alpet Europiane si edhe zonat përreth tyre ku priten reshje të dendura shiu e dëbore; shoqëruar herë pas – here më stuhi të forta Ere dhe shkarkesa elektrike. Po ashtu; rrebeshe shiu si edhe mini-stuhi ere priten në Britaninë e madhe.