Moti – E enjte, 29 Gusht 2019
Pjesa e pare te dites do te jete ne ndikimin e kthjellimeve dhe vranesirave kalimtare. Por ne pjesen e dyte te dites vranesirat priten te jene me te dukshme duke sjell rrebeshe shiu te izoluara dhe stuhi afat-shkurtra bresheri.
Mbremja sjell permiresime te kushteve atmosferike. Temperaturat e ajrit do te pesojne rritje ne të dy vlerat ditore duke u luhatur nga 16°C deri në 36°C.
Sipas MeteoAlb, era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtesi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar ne brigjet detare dallgëzim 3 ballë.
Europa paraqitet me vranesira te dendura dhe rrebeshe shiu dhe stuhi ere ne zonat Verilindore dhe pjeserisht Qendra dhe Alpet e Europes. Ndërsa pjesa tjeter e kontinentit vijon me kthjellime dhe vranesira te pakta, ku kthjellimet do te jene mbizotëruese pergjat detit Egje.