03:29 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Motivet kryesore pse iu vihet zjarri pyjeve, 35 autorë, policia jep detajet

13:07 | 15/08/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Motivet kryesore pse iu vihet zjarri pyjeve, 35 autorë, policia jep detajet

Policia e Shtetit ka dhënë infomacion mbi numrin e rasteve të referuar në Prokurori për situatën e zjarreve në vend për periudhën 1 korrik – 14 gusht 2017.  Sipas policisë janë zbuluar 34 raste zjarrvënie me 35 autorë.

DETAJE: 

Në lidhje me numrin e rasteve të evidentura nga strukturat vendore të policisë, për ngjarjet e jashtëzakonshme dhe emergjente për situatën e zjarreve në shkallë vendi, dhe referuar në Prokurori si vepra penale për “Shkatërrim i pronës me zjarr” neni 151 i Kodit Penal, rezulton se:

– Janë zbuluar 34 raste zjarrvënie me 35 autorë, (12 autorë janë arrestuar e ndaluar, 19 autorë ndiqen në gjendje të lirë, si dhe 4 autorë janë shpallur në kërkim).

Numri i mjeteve dhe forcave të angazhuara për shuarjen e zjarreve:

– kanë marrë pjesë për eleminimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit 3545 punonjës policie në mbështetje e në bashkëpunim me punonjësit e shërbimit të mbrojtjes nga zjarri, të emergjencave civile, pushtetit vendor dhe ushtrisë.

Janë angazhuar sipas kërkesës së Prefektëve të qarqeve edhe 80 efektivë të FNSH-së.

Motivet kryesore te zjarrëvënies dyshohet se janë:

– ripërtëritja e kullotave
– personat të cilët kanë marrë në përdorim pyjet, me qëllim shmangien e taksave
– hapje tokash të reja
– përdorimin i granteve për shëndetësim pyjor etj.

Policia ka marrë masa për objektet me risk për të cilat premisat për rënie zjarri, krahas pyjeve dhe kullotave jane te larta. Ato janë 4 subjekte që kanë depo për magazinim të lëndëve piroteknike fishekzjarrë, në Tiranë dhe në Elbasan.

Këto depo kanë marrë edhe vetë masat e sigurise pasi janë të certifikuara nga strukturat e Mbrojtjes ndaj Zjarrit, janë të miratuara nga Komisariatet e Policisë dhe sigurohen me Shërbime Private të Sigurisë të armatosura.

Strukturat e Policisë së Shtetit kanë angazhuar shërbime shtesë me qëllim parandalimin, zbulimin, identifikimin dhe goditjen e autorëve të zjarrëvënies së qëllimshme dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjor. (J.V/Shuplaka)

 

Pas

Parukierja i djeg flokët nuses, plas sherri në Elbasan. E reja largohet me të qara (FOTOT)

Para

VIDEO që po thyen rrjetin, si po e presin tetovarët e Shkëndijes ndeshjen me Milanin

Para
VIDEO që po thyen rrjetin, si po e presin tetovarët e Shkëndijes ndeshjen me Milanin

VIDEO që po thyen rrjetin, si po e presin tetovarët e Shkëndijes ndeshjen me Milanin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Interi i fiksuar pas Lookman, Atalanta reziston për sulmuesin

Gjenevë/ Spiropali në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Unionit Ndërparlamentar, takime me homologët Klöckner dhe Ohana

Vrau katër persona në një kullë të Manhattanit, zbulohet arsyeja që shtyu 27-vjeçarin të kryente masakrën

Në pritje të ofertave, Chelsea i cakton çmimin Brojës. Ja sa kushton sulmuesi i kombëtares

Policia e Shtetit: A.(E) M. goditi Kryekomisarin Kondi dhe kërcënoi efektivët, pamjet në duart e AMP

Arrestohen 32 persona në Poloni për spiunim në favor të Rusisë

Maks kritikon FIA-n: Ndoshta është më mirë të mos të garojmë më në shi!

Ish-ushtari britanik ndan skenat kaotike dhe shqetësuese të civilëve që nxitojnë të mbledhin ndihma nga një vend shpërndarjeje në Gaza

Aksident në Lezhë, makina përplas fëmijën 10-vjeç me biçikletë

Izraeli: Plani i Britanisë së Madhe për të njohur Palestinën, shpërblim për Hamasin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.