Lideri i një bande famëkeqe e njohur si Mara Salvatrucha, por edhe MS-13, është arrestuar sot nga policia në Guatemalë.
Sipas njoftimit të policisë Angel Gabriel Reyes Marroquin, i njohur si Blanco (I bardhi), është kapur në qytetin e Chimaltenango, 50 kilometra larg kryeqytetit Guatemala City, njofton BBC.
Banda MS-13 operon në një nivel ndërkombëtar dhe merr pjesë në vrasje më të mëdha. Ai po kërkohej intensivisht qysh prej dy muajsh pas një sulmi me armë në një spital.
Kjo bandë njihet për dhunën ekstreme që përdor. Sipas një specialist të FBI-së që ka ndjekur këtë bandë motoja e tyre është: “vrasja, përdhunimi, kontrolli”. (B.H/Shuplaka)