Një aksident ka ndodhur në qytetin e Lushnjes pranë ish-fabrikës së plasmasit ku një person me motoçikletë ka humbur jetën pas përplasjes nga një automjet.
Motoçikleta e punonjësit të postës është përplasur më një automjet tip “Ford” dhe goditja ka qenë fatale.
Si pasojë shtetasi i identifikuar si Ersuel Kamxhiu ka humbur jetën nga plagët e marra. 27-vjeçari Ervis Blliku është ndaluar nga Policia pas aksidentit.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.
(M.D/ Shuplaka)