Një aksident me dy të plagosur është shënuar ditën e sotme në Korçë, konkretisht në “Kryqëzimin e Voskopojës”.
Një motor ka goditur fillimisht një karrocë e më pas është përplasur me një kamion, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi i motorit dhe karrocës, përkatësisht shtetasit G.S, rreth 47 vjeç dhe D.R, rreth 18 vjeç.
Detaje të Policisë së Korçës:
Më datë 07.06 2017 jemi njoftuar se në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Voskopojës”, një mjet tip motorr ka goditur një karrocë dhe më pas një mjet tip Trailer “Scania” me targa AA 164 IR Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i karrocës dhe drejtuesi i mjetit tip motorr, përkatësisht shtetasit G.S, rreth 47 vjeç dhe D.R, rreth 18 vjeç. Të dëmtuarit u dërguan në Spitalin e Korçës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
(XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2060″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]