Presidenti i Republikës Ilir Meta, i ka dhënë sot nënshtetësinë shqiptare motrës së Mbretëreshës Geraldine, Jeanine Eliane Marize Sylviane Girault Muselier.
Lajmi në fjalë është bërë i ditur nga vetë Presidenti Meta me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Ai shprehet se motra e mbretëreshës Geraldine, edhe pse ka kaluar moshën 90 vjeçare vijon të punojë me energji të pashtershme për shqiptarët dhe Shqipërinë.
Ja postimi i plotë:
Nga sot Shqipëria nuk është më atdheu vetëm i motrës së saj, Mbretëreshës Geraldine, por edhe atdheu i saj. Krenar për qytetaren më të re të Republikës së Shqipërisë, znj.Jeanine Eliane Marize Sylviane Girault Muselier, e cila pavarësisht se ka kaluar 90 vjet vazhdon me dashuri, përkushtim dhe energji si një 20-vjeçare të punojë për Shqipërinë dhe shqiptarët. ??
(B.B/ Faxweb.al)