Zbardhet ngarja e rëndë që ka ndodhur dy net më parë në Zall Bastar ku 34-vjeçari Arben Gjeci u godit në kokë disa herë me sende të forta dhe më pas ndërroi jetë në Spitalin e Traumës. Mjeku i qendrës shndetësorë që i ka dhënë dhe ndihmën e parë viktimës u shpreh për Fax News se është njoftuar për një të palgosur rreth orës 22:30.
“Nuk më njoftuan se cfarë kishte në fillim më thanë që ka rënë nga makina. U takuam me makinën që po trasportonte të plagosurin në mes të rrugës i kam dhënë ndihmën e parë dhe konstatova që kishte një pagë të madhe pas veshit ku kishte dhe shumë hemoragji. Nuk vura re shenja të tjera ne trup, dhe as plagë”- u shpreh mjeku.
Sipas burimeve nga grupi hetimor, viktima Arben Gjeci kishte pasur një lidhje me motrën e autorit E.Cani 20-vjeçe, e cila ishte e martuar me 29-vjeçarin me inicialet D.K.
Ky i fundit i ishte ankuar kunatit se motra e tradhtonte, por 31-vjeçari E. Cani nuk e pranonte një akuzë të tillë. Pas këmbënguljes së burrit, i vëllai pranoi që ta ndiqnin dhe para dy netësh e kanë kapur së bashku me Gjecin në një ambient pranë banesës. Në këtë moment, vëllai i 20-vjeçares e ka goditur Arben Gjecin disa herë me hekur në kokë duke e lënë pa ndjeja dhe më pas e ka hedhur në rrugën e fshatit, ku është gjetur nga kalimtarët dhe është dërguar në spital.
Pas hetimeve policia ka arrestuar autorin E.Cani 31-vjeç, së bashku me motrën e tij E.Cani 20-vjeçe dhe burrin e saj për fshehje të ngjarjes. Ndërkohë që bashkeshorti i 20-vjecares, akuzohet edhe për prodhim dhe shitje kanabisi, pasi gjatë kontrollit të banesës policia i ka gjetur edhe një sasi të vogël kanabisi. Para grupit hetimor autori e ka mohuar ngjarjen. Por sipas grupit hetimor janë disa prova materiale qe e vertetojne, pasi pas kontrolleve janë gjetur edhe rrobat e viktimës pranë banesës së familjes Cani.
Nderkohe policia e ka mbajtur te fshehte ngjarjen per pothuajse 48 ore. Edhe pse informacioni u publikua ne media, policia ka shkelur ligjin duke mos informuar ne lidhje me ngjarjen. Zyra e shtypit ka njoftuar vetëm ditën e sotme për ngjarjen e rende.
Gazetare Glidona Daci