Gjykata ka vendosur një vit burg për të riun nga Tirana, pasi ai në tentativë për të bindur të motrën të pinte ilaçet, e rrahu atë.
Motra e sëmurë e denoncoi të vëllani në polici nën akuzën se kishte ushtruar dhunë ndaj saj, por Leon Hasrama tregon para trupit gjykues se këtë e ka bërë në mënyrë që të binte të motrën me probleme depressive, të pinte ilaçet në mënyrë që të shërohej.
“Ditën e ngjarjes unë i kam qëlluar me shpullë në fytyrë pasi nuk pranonte të pinte ilaçet dhe më qëllonte duke bërtitur”, mësohet të ketë thënë Harasma në polici.
Megjithatë, pavarësisht dëshmisë së familjarëve se marrëdhënia motër-vëlla është përmirësuar, Harasma nuk i shpëtoi dot dënimit me burg. (D.D/Shuplaka)