Hoze Rodrigez është lojtari më i ri i Flamurtarit, sipas “Panorama Sport”. 30-vjeçari nga Spanja ka luajtur më parë me Real Madrid në Champions, si dhe ka shënuar gol në një ndeshje kupe. Murinjo ishte ai që i dha mundësinë e parë te Reali në vitin 2012.
Rodrigez luan në mesfushë, ndërsa është pa skuadër prej thuajse një viti. Për herë të fundit luajti me Adana Demirspor.
Kjo mund të konsiderohet goditje e Flamurtarit. Në kampin vlonjat është treguar se do të shpenzohen shifra marramendëse, për të rikthyer sukseset.