José Mourinho nuk është më anëtar i Bordit të Futbollit të UEFA-s, organi i krijuar së fundmi për të diskutuar disa nga çështjet më të rëndësishme në futbollin evropian me 19 trajnerë të tjerë ndërkombëtarë.
Trajneri portugez ka hequr dorë nga ky rol dhe vendimin e tij ia ka komunikuar me e-mail Zvonimir Bobanit, i cili drejton Bordin e Futbollit.
“I dashur Boban, duke ju falënderuar që më keni ftuar të bëhem anëtar i Bordit të Futbollit, me keqardhje ju njoftoj se do të heq dorë nga pjesëmarrja ime në këtë grup me efekt të menjëhershëm”, ka shpjeguar Mourinho në një e-mail. Kushtet në të cilat kam besuar kur iu bashkova këtij projekti nuk ekzistojnë më, ndaj jam i detyruar të marr këtë vendim. Ju kërkoj që vendimin tim t’ia komunikoni edhe presidentit Ceferin”.
Dorëheqja e Mourinhos vjen vetëm pak ditë pasi Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA e pezulloi me katër ndeshje trajnerin e Romës për sulmin që i bëri arbitrit anglez, Taylor, në fund të finales së humbur ndaj Sevillas, në Europa League.
Discussion about this post