Një tjetër shqiptar është ndarë nga jeta ditën e sotme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku mësohet se shkak ka qenë pandemia vdekjeprurëse e koronavirusit.
Ai është shqiptaro-amerikani Andre Ljujoviç i cili jetonte në Neës York ndërsa lajmi është bërë i ditur nga gazeta Illyria në Amerikë
Ljujovic ishte futbollist për ekipin e shkollës së tij (Futboll Amerikan, aktivizohej për Cruisaders), ndërsa më herët, në muajin tetor, sapo ishte martuar.
Prindërit e Ljujovic kishin emigruar herët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vetë i riu shqiptar, ka lindur në SHBA.
Amerika ka hyrë në hartën e vendeve më të prekura nga pandemia ekoronavirusit ku autoritetet kanë nisur marrjen e masave ekstreme për parandalimin e përhapjes së tij.
(F.GJ/FAXWEB.AL)