Mrekulli nën rrënojat e Durrësit. Mësohet se 24-vjeçari Daniel Qato është ende gjallë dhe pret të shpëtohet nga forcat që ndodhen në vendngjarje.
Forcat e mbërritura nga Greqia kanë arritur që të hapin një tunel për të nxjerrë jashtë sa më parë të riun, i cili lufton me vdekjen.
21të vdekur, mbi 600 të plagosur, dhe të tjerë nën rrënoja, është ky bilanci i një ditë që do të mbahet mend gjatë si tragjedia e 26 nëntorit 2019.