Pas fjalës së kryeministrit Edi Rama ku prezantoi buxhetin 2025, i pari që mori fjalën ishte Flamur Noka, i cili u shpreh se ky do të jetë buxheti i fundit që mazhoranca do të ketë mundësinë të miratojë, pasi në zgjedhjet e 2025, populli do të dijë kujt t’ia japë votën.
Në lidhje me fjalën e Ramës, Noka u shpreh se gjithçka ishte gënjeshtër dhe ironizoi reagimin e socialistëve me duartrokitje në kohën kur kreu i qeverisë fliste duke i paralelizuar me mbledhjet e pleniumit të Partisë Komuniste.
Noka: Të pastrohet ambienti se e paska ndotur.
Ky që doli ishte mbetja e pariciklueshme e këtij vendi.
Kur isha i ri shihja pleniumet e parisë suaj, ka neveri më të madhe se kjo që pamë sot. Tha gënjeshtra, u trefishua buxheti. U tall me pensionistët dhe ju duartrokitët. Instituti i Sigurimeve Shoqërore paralajmëron rritje të inflacionit. Gënjeu, 50 mijë lekë ka qenë bonusi dhe rrogë të 13 në kohën e Berishës. Ku i ka ky rrogën e 13 për administratën? Foli për bonusin e bebeve kur 60 përqind e bebeve lindin sot jashtë vendit.
Tha i keni lënë rrugët rrugëve, kur që nga 2014 ka ndërtuar vetëm 20 km autostradë ka inauguruar, edhe atë me cmime 10-fish më të larta. Mbetja e pariciklueshme ka vetëm rrugën e largimit vitin tjetër, sepse ky është buxheti i fundit që do të keni mundësi të miratoni.