Blogerja e njohur Armina Mevlani, prej disa ditësh ndodhet në festivalin e Filmit në Kanë dhe nga aty poston foto për fansat e saj në Shqipëri. Look-u i saj është çdo ditë e më “in”, e ngjyrat që përdor në veshje janë nga më trendy-t.
Përveç look-ut, Armina ka vendosur që të tregojë edhe një sekret të vogël personal me fansat.
Nëpërmjet një statusi në Facebook, blogerja ka treguar se është gëzuar pa masë pasi ka bërë realitet një ëndërr që e kishte që kur ishte e vogël.
“Ne moshen 19 vjecare kur mora shperblimin e pare ne pune ,gjeja e pare qe bleva ishin nje pale kepuce Vivienne Westëood, aq shume e adhuroja. Sot ne tapetin e kuq vete Vivienne Ëestëood me dhuroi kete fustan te mrekullueshem per te parakaluar ne premieren e filmit “Once Upon a Time in Hollyëood” . Kur ky fustan mu dergua ne Tirane mu mbushen syte me lot , sepse nuk e kisha menduar kurre qe nje enderr e tille do behej realitet.”- ka rrëfyer Armina.