19:54 | 21/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“M’u përmbys dynjaja, por mësova të eci në rrugën time”, historia e 9 vjeçares nga Skroska e Librazhdit

07:47 | 08/06/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
“M’u përmbys dynjaja, por mësova të eci në rrugën time”, historia e 9 vjeçares nga Skroska e Librazhdit

“M’u përmbys dynjaja! Nuk e besoja dot! Mendoja, mos po gabohen këta? Mos m’i kanë ngatërruar analizat e gocës?”. Kështu ka rrëfyer nëna e Alesias, zonja Zhaneta. 

Ajo bashkë me vajzën dhe familjen e saj jetojnë në Skroskë të Librazhdit por jeta për to nuk ka qenë e lehtë. 

9-vjeçarja, Alesia lindi me paralizë cerebrale por kjo nuk e ka penguar të jetë e para e klasës, apo të shkëlqejë në orën e matematikës. Por ajo has edhe probleme.  E ëma,  Zhaneta, e merr çdo mëngjes në shpinë dhe bashkë përshkrojnë rrugën e gjatë prej 40 minutash deri në shkollë pasi ajo nuk mund të eci. 

Një vështirësi që Alesia has çdo ditë është që kur bie zilja, të gjithë vrapojnë të dalin jashtë, marrin diçka për të ngrënë e rrinë në oborr deri sa të fillojë mësimi por ajo nuk mundet.

 Por miqtë e klasës e ndihmojë, ata vrapojnë sërish për t’i blerë diçka. “Kur mbaron mësimi, ata vrapojnë për të shkuar në shtëpi. Unë rri ulur dhe pres mamin.”- tregon ajo.

E ëma nuk vonon kurrë. Sapo mbaron mësimi ajo e e mer në krahë e mbështetur tek njëra-tjetra të kthehen për në shtëpi. 

Aleksia kur u diagnostikua me këtë sëmundje ishte vetëm 3 muajshe “Kur të rritem, dua të bëhem mësuese matematike. Unë mësova të eci në rrugën time”, tregon ajo dhe vrapon të marrë fletoren e detyrave ku ka vetëm “Shkëqyeshëm”.

E gjithë dita dhe nata e Zhanetës janë në funksion të së bijës. Ajo fle pasi Alesia ka rënë në shtrat dhe zgjohet para se vogëlushja e saj të hapë sytë. Për Zhanetën, mirëqenia e Alesias është mbi gjithçka.

Por duke qenë se vuan nga një sëmundje e tillë vogëlushes i nevojiten terapi fizioterapie të vazhdueshme sepse ajo ka dhembje të vazhdueshme fizike.

Në Librazhd ndodhet vetëm një qendër por edhe për këtu Alesia e ka të pamundur të shkojë. 

“I marrim çdo muaj 3000 mijë lekë ilaçe. Mos të llogarisim pastaj pelenat që i duhen. Janë shumë lekë. Për kokë të fëmijëve nuk ia dalim dot. Vetëm trasporti kushton 400 lekë. Rruga ku kalon furgoni, është kaq e keqe sa kur kthehemi nga terapia goca ankohet për dhimbje trupi”, tregon Zhaneta.

Sipas “World Vision” e cila ka filluar programin social “Tungjatjeta”, çdokush mund të dhuroj para sadopak çqë  Alesia të  mund të shkojë në shkollë me karrocë të re si dhe të marrë shërbimet bazë që i duhen. (J.V/Shuplaka)

 

 

Etiketa: alesialibrazhd
Pas

Sulm amerikan me dron, vritet në Siri Lavdrim Muhaxheri

Para

”Kaloja bahçet me portokalle për ta takuar”, Basha tregon historinë e dashurisë me Aurelën (VIDEO)

Para
”Kaloja bahçet me portokalle për ta takuar”, Basha tregon historinë e dashurisë me Aurelën (VIDEO)

''Kaloja bahçet me portokalle për ta takuar'', Basha tregon historinë e dashurisë me Aurelën (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zyrtare/ Flick-Barça, zgjatet bashkëpunimi, rinovohet kontrata e trajnerit

Profili i ri i Parlamentit! Profesionet e 140 deputetëve të legjislaturës së re, dominojnë ekonomistët dhe juristët

“Kriza në Kuvend, jo jashtë normave europiane”, Presidentja në Zvicër, pritet me nderime të larta dhe ushtri

Ministri Hasani në Sarajevë/Inauguron Ambasadën Shqiptare dhe forcon bashkëpunimin dypalësh

Goditen familjet mafioze kalabreze, rreth 100 të arrestuar në 15 qytete

“Fokusi te reformat, jo te data”, Gjermania i kërkon Shqipërisë të punojë më fort për t’u anëtarësuar në BE

Megaoperacioni me miliona euro të sekuestruara, reagon SPAK: 500 kg kokainë do nisej nga Ekuadori

Presidenti i Afrikës së Jugut mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, takohet me Trump

Moskonstituimi i Kuvendit, Osmani nga Zvicra: Barrën e vonesave e paguajnë qytetarët

Operacion i madh i antimafia dhe SPAK, nga “Gjyshja” te “Bisha”, mbi 40 të arrestuar, por kokat në kërkim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.